Page 17 - Demo
P. 17
FjalorDjalit i bje ndër mend fjala e plakut: “Robin e Zotit kurr mos e shaj!”, prandaj përgjigjet:– Të dyja po më dukeni baraz të mira.– Ti s’do me folë drejt, – po i thotë e zeza, – pse ty e di se e bardha të pëlqen ma tepër.– Jo, – ia pret djali, – si të bardhën, si të zezën i ka falë Zoti. E prandaj të dyja i ka falë të mira.Të gjithë ata që hyjshin në atë pus pyeteshin në këtë mënyrë e, prejse lëvdojshin ma fort të bardhën, e zeza ua shkurtonte kryet. Këso here, tue ndie e zeza gjyqin e paanshëm, thotë: – Të lëshohet uji!Ban shej djali që ta ngrejnë përpjetë e del shëndosh e mirë e me të ngjitet edhe gurra, e aq me shumicë del uji, sa merr fushën e i ngop të gjithë.Gëzohen vendasit e atij katundi e i falin dy mushka me pare.– Fjala e plakut, – tha djali, – më solli fat. Tash mundem me kthye te shpia, pse kam pare mjaft.E u vu për rrugë me gjithë atë pasuni. Mbrrin te nji lumë. Nji natë para kishte pasë ra shi i madh e kishin qenë çue prrojet e shenat e lumi ishte turbullue. I ra ndër mend fjala e plakut: “Ujit turbull mos i bje!”, e u ul në breg me pushue deri të skjarohej. Po vjen andej nji pasanik i madh, që kishte me vete dy kuaj me pare.– Pse s’po kalon? – i thotë djalit.– Asht uji turbull, – i përgjigjet, – e s’mundem.– Kot je tue u frigue, – ia pret pasaniku. – Unë e kam ba shpesh këtë rrugë; këtu s’ka asnji gju ujë.E, me ato fjalë, zbathet e hyn në ujë: ai para e kuajt mbrapa... Kur qe, e merr rrjedha me vete, s’mundet me qëndrue e mbytet. Kuajt i mbesin djalit shtegtar. Si u skjarue uji, kalon me dy mushka e me kuaj si asht ma mirë e vehet me kërkue katundin e vet. Dikur mbërriti te shpia.Aty gjen plakën, nanën e vet, gruen e nji djalë të rritshëm si nja 18 vjeç. Ata s’po e njofin, as ky s’po e njef djalin, pse, kur kishte pas dalë prej ua shkurtonte – këtu: ua priste. gurrë – burim uji. skjarohet – kthjellohet, bëhet i kthjellët, i kulluar. zbathet – zhvishet. 15

