Page 171 - Demo
P. 171


                                    Shkruajmë SHKRUAJMË NJË PLAN PËR NJË PROJEKTIdentifikoni qëllimin e planittë punës. Planet e punës shkruhen për arsye të ndryshme. Përcaktoni qartë qëllimin e më pas filloni përgatitjen e planit. Kini parasysh që shumica e planeve të punës hartohen për një periudhë të caktuar kohe (p.sh.: 6 muaj, 1 vit, 3 vjet etj.).Përcaktoni objektivat tuaj.Qëllimet dhe objektivat janë të lidhur, pasi tregojnë se çfarë shpresoni të përmbushni përmes planit tuaj të punës. Megjithatë, kini parasysh edhe dallimet: qëllimet janë të përgjithshme, kurse objektivat janë më të përcaktuar. Qëllimet kanë një fushëpamje të gjerë, që përqendrohet në rezultatin e dëshiruar përfundimtar të planit tuaj të punës. Objektivat janë specifikë dhe të matshëm. Përcaktoni saktësisht veprimtarinë që do të kryhet për të arritur objektivat tuaj. Për këtë përgjigjuni pyetjeve: Saktësisht, çfarë do të bëjmë? Për kë? Renditni burimet tuaja. Përfshini çdo gjë që do të jetë e nevojshme për të arritur qëllimet dhe objektivat tuaj. Burimet do të ndryshojnë, varësisht nga qëllimi i planit tuaj të punës. Në projektet shkollore, burimet mund të përfshijnë biblioteka të ndryshme; materiale kërkimore si libra, gazeta dhe revista; kompjuterin dhe kërkimet në Internet; si dhe profesorë ose individë të tjerë që mund t’ju ndihmojnë nëse keni pyetje. Një plan pune është përcaktimi i objektivave dhe i proceseve përmes të cilave një grup ose një person synon të përmbushë qëllimet e tij në një projekt të caktuar për një periudhë kohore të dhënë. Planet e punës janë kusht i domosdoshëm i organizmit dhe realizimit të një projekti. Nëpërmjet tyre, tërë procesi i planifikuar copëzohet në detyra të vogla dhe të arritshme.  Mësoni si të shkruani një plan pune, në mënyrë që të jeni të përgatitur për projektet e ardhshme.1 2354Përcaktoni kohën kur do të kryhet veprimtaria. 169
                                
   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175