Page 173 - Demo
P. 173
FjalorNëse në moshën tënde, dikush do të më thoshte që studimi të ngjall kënaqësi, do të reagoja me dyshim, duke bërë disa vërejtje si këto që vijojnë:“Si mund të thuash që studimi është argëtues?! E ç’kënaqësi mund të ndiesh duke studiuar ngjarje të ndodhura shekuj më parë dhe çfarë mund të më mësojë një formulë matematike? Studimi është i lodhshëm, i mërzitshëm dhe kaq, aspak zbavitës...”.Por kënaqësia zbulohet, dhe shumë të rinj e kanë zbuluar, pikërisht sepse kanë dashur të provojnë të angazhohen në një mënyrë të re, duke u vetëdijesuar për mundësitë e tyre të mëdha e të pamata. [...]Kur ishe në klasën e parë fillore, pavarësisht ndrojtjes dhe një sikleti të natyrshëm për shkak të mjedisit të panjohur, kishe kureshtje dhe dëshirë për të mësuar; përvoja ishte e mbushur me frikë, por edhe me emocione të jashtëzakonshme. Ndoshta e ke harruar kënaqësinë që ndien kur lexon faqet e para të një libri.Por sa shumë përkushtim duhet për të mësuar të lexosh apo të shkruash!Nëse rezultati i përpjekjeve është pozitiv, ndiejmë kënaqësi që e shndërron në ngazëllim mundin dhe përpjekjet e kryera.Teksti argumentues 4PENGESAT NË KËNAQËSINË E STUDIMITvetëdijesohem – ndërgjegjësohem.Tekstet argumetueseTeksti argumentues ka si qëllim të bindë lexuesin për një çështje të caktuar nëpërmjet argumenteve apo arsyetimeve, të cilat janë fakte, shembuj, prova apo gjykime praktike të autorit. Struktura e tekstit argumentues përbëhet nga: hyrja, në të cilën prezantohet çështja; teza në të cilën shprehet pohimi kyç i tekstit, vërtetësia e të cilit duhet argumentuar;argumentet në mbështetje të tezës; jo domosdoshmërish kundërteza, e cila kundërshton tezën; mbyllja, e cila është një konkluzion nëpërmjet të cilit konfirmohet teza. Llojet e teksteve argumentuese janë të shumta, ato më të përdorshmet janë: fjalime, letra të hapura, artikuj gazete, ese argumentuese, reklama promocionale etj. Gjuha e argumentimit dallon për përdorimin e fjalëve apo frazave, të tilla si: kështu, në këtë mënyrë, si rezultat, mendoj se, sipas opinionit tim, jam kundër mendimit seetj. Vërtetësia e argumentimit ndërtohet nëpërmjet përdorimit të referencave, citimeve nga autoritete dhe burime të ndryshme informuese. Foljet përdoren kryesisht në kohën e tashme.171

