Page 174 - Demo
P. 174


                                     STUDIM TEKSTI Gjatë rrugës shkollore mund të ndeshim pengesa, fjala vjen një mësuese shumë e rreptë, që kërkon rezultate të mira pa na dhënë zemër e nxitje në sprovat që fillimisht kërkojnë përpjekje më të mëdha.Dhe sërish: mund të hasim vështirësi me shokët e klasës, që ndoshta na vënë në lojë qoftë edhe për një dështim të vetëm.Dhe kështu shfaqen “vuajtjet e para të brendshme”, vuajtje që ndonjëherë nuk kemi guximin t’ua bëjmë me dije prindërve.Fshehim një notë të keqe për të mos i zhgënjyer, sepse na vjen turp, duke i detyruar të na ndëshkojnë dhe qortojnë që kemi gënjyer apo kemi fshehur të vërtetën.E shikon sa e lehtë është të shkelësh që në fillim në dërrasë të kalbur?Lindin kështu kushtëzimet e para negative dhe reagimet zemërake, ankthi dhe pakënaqësia për këtë shkollë që “bëhet shkak i grindjes me të afërmit, që më detyron të heq dorë nga lojërat dhe zbavitjet, që më bën të dukem qesharak, i plogët dhe i pazoti”.Këto kushtëzime bëhen edhe më të theksuara në vitet e para të studimit, por janë gjithsesi të pranishme, sa herë ndeshin vështirësi apo situata konfliktuale, të lidhura me botën e shkollës.Është pikërisht për këto arsye që, thuajse në mënyrë të pavetëdijshme, arrijmë të ndërtojmë “një qëndrim negativ” kundrejt studimit dhe shkollës.P. LombardoKuptojmë tekstin 1 Pasi të lexoni pjesën, përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Në tekstin e mësipërm autori:  rrëfen një ngjarje nga fëmijëria; informon lexuesit për jetën e tij; shpjegon një ngjarje nga jeta e tij; argumenton qëndrimin e tij ndaj një dukurie.Çfarë argumenton autori në këtë tekst?Për cilin zbulim e ka fjalën autori kur u referohet të rinjve?Kujt i drejtohet autori gjatë rrëfimit në vetën e dytë?Cili është sipas autorit, kushti për të ndier kënaqësinë e përpjekjeve?Si përshkruhet rruga e shkollimit dhe realiteti me të cilin përballet individi?Cilat janë pasojat e vështirësive të hasura në botën e shkollimit?A është i njëjtë qëndrimi i autorit në fillim dhe në fund të pjesës?Fjalorsprovë – vështirësi që i dalin përpara njeriut.kushtëzim – varësia nga disa kushte a rrethana të caktuara.i plogët – këtu: pa vullnet e dëshirë për punë.172
                                
   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178