Page 175 - Demo
P. 175
STUDIM TEKSTI Analizojmë tekstin 2 Cila është tema e këtij shkrimi? Po teza e tij? Argumentoni ku ndryshojnë ato nga njëra-tjetra. 3 Ndani tekstin në pjesë të vogla. Shkruani nga një fjali përmbledhëse për secilën prej tyre. 4 Përgjigjuni pohimeve të dhëna rreth tekstit. Po Jo Që në hyrje të pjesës autori shpreh qëndrimin e vet se studimi është i lodhshëm dhe aspak zbavitës. Në hyrje të pjesës duket sikur autori njëjtësohet me kundërshtarët e tezës. Teza paraqitet e qartë që në hyrje të pjesës. Episodet nga jeta e autorit përdoren në funksion të argumentimit. Autori rrëfen në vetën e parë. Në këtë tekst, argumentimi gërshetohet me rrëfimin dhe përshkrimin. Rrëfimi në vetën e dytë njëjës e bën tekstin më të gjallë dhe emocionues. Argumentet që jepen nëpërmjet rrëfimit janë të detajuara. 5 Si mund të mposhten pengesat në kënaqësinë e studimit?Duke studiuar më shumë.Duke kufizuar veprimtaritë zbavitëse.Duke ndier kënaqësi nga marrja e notave të mira.Duke u ndërgjegjësuar për mundësitë e së ardhmes.Gjuha e tekstit 6 Përgjigjuni pyetjeve dhe ilustroni me shembuj nga teksti qëndrimin tuaj:A është gjuha e këtij teksti subjektive dhe e figurshme?A përdoren folje ndihmëse?A përdoren fjalët lidhëse për të lidhur idetë?A mbizotërojnë foljet e përdorura në kohën e tashme?A janë përdorur kryesisht folje në mënyrën joveprore?A është gjuha e përdorur e thjeshtë dhe kuptueshme për të gjitha nivelet e lexuesve?Në ç’përfundim arrini? 7 Autori përdor frazën “të shkelësh në dërrasë të kalbur”. Ajo lidhet me: rrethanat që të shtyjnë lehtësisht në rrugë të gabuar; një individ që nuk lexon dhe shtyhet në rrugë të gabuar; frazën “kushtëzimet e para negative”; vështirësitë që janë të kuptueshme gjatë rritjes.Interpretojmë tekstin 8 Autori na kujton emocionet që kemi ndier kur kemi mësuar të shkruajmë e të lexojmë, pasi dëshiron që ne të kuptojmë se:Studiojmë me dëshirë kur kemi parasysh kënaqësitë në arritjen e një objektivi të rëndësishëm. Ndiejmë emocion kur mësojmë lehtësisht. Argumentoni zgjedhjen tuaj. Detyrë: A mendoni se përparimi i teknologjisë po e sfidon leximin e librave? Argumentoni duke ndërtuar edhe një antitezë, të cilën më pas do e rrëzoni nëpërmjet fakteve dhe provave të dhëna në mbështetje të tezës suaj.173

