Page 177 - Demo
P. 177


                                     STUDIM TEKSTI Për herë të parë dhe të fundit, Homeri hedh një dyshim. Por dyshimi, ndonëse i dalë nga rivali i Akilit, ngjit. Na kujtohet vetmimi i Akilit, fyerja e shpejtë, nervozizmi, sidomos mënjanimi i tij. S’ka qenë asnjëherë aq i hijshëm sa ç’e bënin? Apo ka qenë i tillë, por një shkak i papritur, puçrra, ekzemë, paralizë e pjesshme e ka shëmtuar, dhe tani, ashtu si aktorët që nuk duan më t’i zhgënjejnë adhurimtarët, edhe ai i mënjanohet publikut, kërkon shkaqe për t’u mbyllur në çadër, për të ikur fare nga fushata?Armiqësia e tij me Hektorin s’është vetëm ajo e dy kundërshtarëve, por edhe e dy rivalëve në pamje. Hektori është pa dyshim shumë i pashëm (Homeri nuk harron kurrë ta theksojë këtë), ndaj qyshse rrëzohet, sidomos kur ia sheh nga afër fytyrën kundërshtarit, e ndien se ç’e pret. Por ashtu si Hektori sheh nga afër puçrrat ose ekzemën në fytyrën e Akilit, ashtu edhe ky sheh më pranë se kurrë hijeshinë e tjetrit. Dhe vendos ta shëmtojë atë bukuri të urryer, ta fëlliqë nëpër baltë duke e zvarritur me kokën poshtë. Hektori, që ka parandier këtë, përfiton nga grima e fundit e jetës që i mbetet për ta sfiduar edhe ai rivalin e tij. Nuk ka më kohë për shfryrje ose mallkime, në vend të tyre ai zgjedh një frazë të thjeshtë, por të hidhur helm: “Ti qenke ashtu siç dyshoja, i shëmtuar!”E gjithë kjo përsiatje mund të quhet disi e stërholluar po të mos njohësh epikën e mëvonshme ballkanase. Me qindra janë këngët e baladave ku këndohen hijeshia e personazheve, dhunimet, masakrimet, lutjet për të mos u shëmtuar fytyrat, sytë etj. Që nga Homeri e këtej ky motiv s’ka reshtur kurrë në popujt e gadishullit, gjersa, shqiptarët, në kodin e tyre të lashtë zakonor, ishin të parët që e ndaluan rreptësisht, jo vetëm dhunimin, por edhe prekjen e trupit të viktimës.Ismail KadareKuptojmë tekstin 1 Vendosni shenjën për pohimet të cilat përputhen me përmbajtjen e pjesës.Hektori sheh për herë të parë Akilin.Hektori gjithnjë e ka ditur se Akili është i shëmtuar. Akili mendon se fytyra e Hektorit është ashtu si shpirti i tij, e pahijshme. Legjenda rrëfen se Akili ka pamje të hijshme.Hektori rendit shkaqet e shëmtisë së Akilit.Homeri e thekson që Hektori është shumë i pashëm. Hektori vërteton dyshimet e tij për pamjen e Akilit në momentet e fundit të jetës.Dhunimi dhe prekja e trupit të viktimës ndalohet në kodin zakonortë popujve të Ballkanit. Analizojmë tekstin 2 Në ç’formë i ndërton autori dyshimet rreth pamjes së Akilit?Nëpërmjet pyetjeve.Nëpërmjet argumenteve të bazuara në fakte.Nëpërmjet fjalive pohuese.Nëpërmjet rrëfimeve të legjendave.175
                                
   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180   181