Page 179 - Demo
P. 179
Dëgjojmë Fjalimi i Ismail Qemalit1 Ndërtoni togfjalësha që përmbajnë fjalën fjalim. Mbështetuni në fjalët e mëposhtme, duke shtuar edhe të tjera. i rëndësishëm historik politik i hapjes i mbylljes përshëndetës2 Vendosni shenjën te pohimet të cilat mendoni se shprehin tiparet e një fjalimi. Qëllimi i një fjalimi është përcjellja e mesazheve nga folësi tek audienca. Fjalimet janë shkrime të gjata. Folësi ose mbajtësi i fjalimit synon të bindë audiencën nëpërmjet argumenteve. Gjuha e përdorur në fjalim nuk përmban figura letrare.3 Dëgjoni të plotë fjalimin e Ismail Qemalit, të mbajtur më 28 nëntor 1912. Gjatë dëgjimit, përpiquni të kuptoni qëllimin e fjalimit dhe mbani shënime rreth informacioneve të dhëna nga autori.Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu, në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur. Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi shpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e tuke më ngarkuar mua kryesinë e qeverisë së përkohshme të Shqipërisë së lirë.Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit tonë, që hoqi e vuajti të zezat e ullirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithnjë, të shuhej e të shfarrosej krejtësisht nga faqja e dheut, kjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Evropës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbenë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më të egër që ka pasur Turqia. Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëve, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonë, sepse, këtu e kështu, jemi të lirë, të pavarur dhe më vehte, prandaj: qeshni e gëzoni! Para dëgjimitGjatë dëgjimit177

