Page 180 - Demo
P. 180
Për t’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëve dhe puna e vlefshme e patriotëve tanë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, ma ngarkoi mua ngritjen e shënjtë të shënjës tonë Kombëtare, të flamurit tonë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të fshehur nën pallto dhe pasi e mban një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Amatorët, posa e shohin Flamurin, thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë).Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mes. Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë tonë të Lirë.Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij, i lutem të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valëvitet i Lirë Flamuri i ynë, në atdhenë tonë të lirë.Rroftë Flamuri!Rroftë Shqipërija!4 Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme. Cili është qëllimi i këtij fjalimi? Cili është argumenti i parë i përdorur nga autori? A përmban teksti informacione faktike? Cilat janë ato? Sipas autorit, cilat janë arsyet që populli shqiptar përmbushi qëllimin e tij? Cili ishte funksioni dhe misioni i Ismail Qemalit në këtë përpjekje të gjatë historike? A janë të përcaktuara në këtë ligjëratë data dhe vendi i mbajtjes së saj? Në cilin dialekt është gjuha e këtij fjalimi? Si mbyllet ai?5 Në paragrafin e shkëputur nga fjalimi, plotësoni fjalitë me fjalën e duhur, sipas përdorimit të saj në tekstin që dëgjuat.Porsi ëndërr më duket ky ndryshim i madh i vendit tonë, që hoqi e vuajti ________________________________________________________ pesëqind vjet me radhë ndënë ____________________________ ____________________________, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithnjë, të shuhej e ____________________________ krejtësisht nga faqja e dheut, kjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo ____________________________, që kur i kërcënohej rreziku Evropës nga pushtimet e ____________________________, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbenë, u bë ____________________________ ____________________________ kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më të egër që ka pasur Turqia. Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëve, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonë, sepse, këtu e kështu, jemi të ____________________________, ____________________________ dhe ____________________________, prandaj: qeshni e gëzoni! Pas dëgjimit178

