Page 181 - Demo
P. 181
Flasim Rolet e ndryshme të pjesëmarrësve në një diskutimDiskutimi është tërësia e mendimeve dhe e pikëpamjeve që paraqet dikush, ose që paraqesin një varg njerëzish, për një çështje që shqyrtohet. Diskutimi zhvillohet rreth një tematike të caktuar nga fusha të ndryshme të dijes, me natyrë shoqërore apo shkencore, si p.sh.: nga historia, biologjia, arti etj. Ai synon të arrijë në përfundime rreth çështjes së diskutuar apo të ndryshojë qëndrimet dhe idetë e pjesëmarrësve dhe gjithë ky proces mbështetet tek argumentimi. Diskutimi mund të jetë me shkrim (botime të ndryshme), me gojë (në shkollë, në televizion) ose virtual (nëpërmjet rrjeteve sociale: facebook, whatsapp etj.). Diskutimet zhvillohen në forma të ndryshme – si bashkëbisedime të lira midis miqve, por edhe si diskutime shumë të strukturuara, si për shembull, për qëllime studimore.Qëllimet e diskutimitDebatet (diskutimet në grupe)Gjatë një ore mësimore, në jetën e përditshme ose në media të ndryshme, zhvillohen forma të ndryshme diskutimesh. Pjesëmarrësit në to mund: të marrin vendime (p.sh., të vendosin se kush do të marrë pjesë në një projekt dhe të caktojnë detyrat); të japin ose të shkëmbejnë mendime rreth një teme të caktuar (diskutimi këtu mund të bëhet në formë debati, ku palët kanë ide të kundërta, p.sh.: Sa i rëndësishëm është garimi në procesin e të mësuarit?); të krijojnë diçka (p.sh., planifikohet dhe bëhet një poster për mbrojtjen e mjedisit); të zgjidhin një problem (p.sh., planifikohet dhe vendoset se si do të rimodelohen ambientet sportive të shkollës). Disa tema diskutimi mund të organizohen në më shumë se një formë, ndaj është e dobishme që pjesëmarrësit të njohin sa më shumë forma diskutimi. Krahas diskutimit në një grup të gjerë, i cili drejtohet nga kryetari i diskutimit, ekziston edhe diskutimi në grupe të vogla, me pesë apo gjashtë anëtarë. Diskutimet në grupe zakonisht organizohen në formë debati. Për të duhet një punë paraprake, në mënyrë që të kenë mbarëvajtje. Kjo punë mund të jetë kërkimore ose studimore. Pra, anëtarët e grupit duhet të marrin të dhëna sa më të sakta rreth temës së debatit nëpërmjet hulumtimeve të tyre të drejtpërdrejta.179

