Page 182 - Demo
P. 182
Kryetari Harton strategjinë e punës në grup dhe të komunikimit. Ndan detyrat dhe verifikon nëse secili e ka kryer si duhet punën e tij. Ndihmon në zgjidhjen e problemeve që mund të ketë grupi.Koordinatori Mbledh mjetet e nevojshme për çdo veprimtari, si për shembull: vizore, fletë të bardha, postera, projektor etj. I ofron mjetet e duhura secilit anëtar të grupit për të përmbushur detyrën e tij.Mbajtësi i kohës Vendos se sa kohë duhet për secilën nga detyrat e dhëna. Sigurohet që grupi t’i kryejë në kohë të gjitha detyrat e dhëna nga mësuesi. Ndihmon anëtarët e grupit që të përmbyllin argumentimin e tyre në kohën e duhur.Sekretari Verifikon përfundimin e detyrave të dhëna. Mban shënim pjesëmarrjen dhe përpikërinë e anëtarëve të grupit gjatë takimeve të kryera. Mban shënim arritjet pozitive të grupit (të konfirmuara nga mësuesi/ja).Aftësi të dobishme për pjesëmarrësit në një diskutimQë pjesëmarrësit në një diskutim të jenë të suksesshëm, duhet të zhvillojnë disa aftësi:Aftësinë e analizës. Pjesëmarrësit analizojnë temën në mënyrë individuale, duke hedhur në letër mendimet e tyre rreth saj. Më pas mund të shkëmbejnë shënimet e tyre dhe t’i vlerësojnë ose analizojnë ato. Aftësinë e bindjes. Pjesëmarrësit duhet të mbështesin mendimet e tyre në argumente: dëshmi dhe fakte, të cilat krijojnë bindjen rreth tezës që ata mbrojnë. KujdesKur një folës e ka sunduar një diskutim për një kohë të gjatë, ose ajo që është duke thënë, është krejtësisht e parëndësishme për temën, mund ta ndërprisni me mirësjellje (p.sh.: “A mund të shtoj diçka këtu?”, “Më vjen keq, do desha të të sqaroj diçka” etj.)Disa nga rolet në grup: 180

