Page 183 - Demo
P. 183
1 Zgjidhni njërën nga temat e mëposhtme dhe zhvilloni një diskutim në grupe në klasën tuaj. A duhet të ndalohet dhënia e detyrave të shtëpisë? A mund të ndalen format e dhunës në shkolla? Si? Cila është stina më e mirë e vitit? Cila është mënyra juaj e preferuar për të kaluar kohën? Aftësinë e kontrollimit të emocioneve. Në mënyrë që një diskutim të ketë ecuri të mirë, pjesëmarrësit duhet të respektojnë mendimet e njëri-tjetrit, duke i dëgjuar ato me qetësi dhe duke marrë fjalën kur u jepet leja nga drejtuesi i diskutimit. Toni i qetë dhe i natyrshëm i zërit është gjithashtu kusht i domosdoshëm në këtë rast. Kini parasysh:të koordinoni lloje të ndryshme diskutimi, në varësi të temës që zgjodhët;të ndani rolet e anëtarëve të një grupi; të zbatoni këshillat e mësipërme, lidhur me aftësitë që duhet të tregoni në zhvillimin e diskutimit tuaj.181

