Page 184 - Demo
P. 184


                                    Shkruajmë SHKRUAJME ESE ARGUMENTUESENë esenë argumentuese, autori mban një qëndrim për një çështje të cilën e mbështet me argumente.Qëndrimi i autorit shprehet nëpërmjet tezës, e cila nga ana gjuhësore shprehet me një fjali dëftore. Nga pikëpamja logjike, ndaj këtij qëndrimi të autorit, ka pikëpamje të ndryshme, që edhe mund të jenë në kundërshtim me të. Një mënyrë e mirë për të shndërruar idetë në tezë, është t’u përgjigjeni pyetjeve rreth çështjes nëpërmjet tezës suaj. Për shembull:Pyetje: A luan rol të rëndësishëm shkenca në historinë e njerëzimit?Përgjigje (Tezë): Merita e shkencës në historinë e njerëzimit është absolute dhe mbresëlënëse.Struktura e esesë suaj argumentuese mund të jetë: hyrja, teza, argumente për tezën, kundërteza dhe mbyllja.  Mjeshtëria argumentuese përdoret për të formuluar argumente sa më të forta. Detyra juaj është që të bindni audiencën, e cila mund të jetë e painformuar ose të mos ndajë të njëjtin opinion me ju.Lexoni shkrimin e mëposhtëm dhe vëzhgoni me kujdes mënyrën se si janë ndërtuar hallkat e çdo elementi të strukturës.Ashtu si dashuria, libri nuk vdes kurrëDitë më parë, duke kaluar hutueshëm nga njëri kanal i televizorit në tjetrin, ndesha në një kanal ku po transmetohej njëfarë spoti i gjatë, apo lajmërimi për një program të ri. (Nuk e mbaj mend se cili televizion ishte saktësisht, dhe kjo pohon se sa i pambrojtur ideologjikisht është telespektatori krahasuar me lexuesin e gazetave, i cili e di me saktësi se kush po i flet.) Po u bënin reklamë mrekullive të CD-ROM-ve, disqeve që mund të na ofrojnë të njëvlershmen e një enciklopedie të tërë, me ngjyra, tinguj dhe mundësisht me lidhje të menjëhershme nga argumenti në argument. Meqenëse po krijoj njëfarë përvoje në këtë fushë, e pra e njoh argumentin, nuk po i kushtoja vëmendje të madhe. Derisa, në njëfarë pike, dëgjova emrin tim: po thuhej se unë paskësha pohuar që këto disqe do të zëvendësojnë përfundimisht librat.Askush, veç në qoftë paranojak, s’mund të mëtojë që të tjerët të lexojnë gjithçka që ai shkruan, por të paktën mund të shpresojë që mos t’i vënë në gojë pikërisht të kundërtën, sidomos nëse po e përdorin, në mënyrë të paligjshme, për t'i bërë reklamë diçkaje. Në të vërtetë, po e përsëris fort e më fort se CD-ROM-i nuk mund ta zëvendësojë kurrë librin.Ka dy lloje librash, ata për t’u konsultuar dhe ata për t’u lexuar.Të parët (prototip është lista telefonike, por mund të shkohet deri te fjalorët dhe enciklopeditë) zënë shumë vend në shtëpi, janë të vështirë për t’u manovruar dhe janë të kushtueshëm. Këta mund të zëvendësohen nga disqet multimediale, kështu lirohet hapësirë në shtëpi dhe në biblioteka publike. Ndërsa librat për t’u lexuar (që shkojnë nga “Komedia Hyjnore” te romani i verdhë më i vonë) nuk mund të zëvendësohen nga asnjë gjësend elektronik. Janë bërë për t’u mbajtur në dorë, edhe në shtrat, edhe në barkë, edhe atje ku nuk ka spina elektrike, edhe atje ku e kur çfarëdolloj baterie shkarkohet, Hyrja: Autori tërheq interesin e lexuesit duke paraqitur situatën.Teza:CD-ROM-et nuk mund të zëvendësojnë librin.Argumente182
                                
   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188