Page 185 - Demo
P. 185
mund të nënvizohen, të përballojnë librashënues, mund të bien në tokë, apo të lëshohen ashtu të hapur mbi gjoks apo gjunjë kur na merr gjumi, rrinë në xhep, rrëgjohen, marrin një trajtë vetanake sipas intensitetit dhe rregullsisë së leximeve tona, na kujtojnë (nëse na shfaqen shumë të freskët dhe të paprekur) se ende nuk i kemi lexuar, lexohen duke mbajtur kokën si të duam ne, pa na detyruar të rrimë e të lexojmë të çimentuar në ekranin e kompjuterit, miqësor në gjithçka përveçse me cervikalen. Pa përpiquni të lexoni \qoftë edhe vetëm një orë në ditë, në ekranin e një kompjuteri e pastaj ejani më thoni.Libri për t’u lexuar u përket atyre mrekullive të teknologjisë së përjetshme, ku bëjnë pjesë rrota, thika, luga, çekiçi, tigani, biçikleta. Thika u shpik shumë shpejt, biçikleta shumë më vonë. Por sado të mundohen dizenjatorët, duke modifikuar ndonjë pjesë, thelbi i thikës mbetet gjithnjë i njëjtë. Ka makina që e zëvendësojnë çekiçin, por për disa gjëra do të lypet ngaherë nevoja e diçkaje që ngjason me çekiçin e parë të shfaqur ndonjëherë në sipërfaqen e tokës. Mund të shpikni një sistem kambioje shumë të sofistikuar, por biçikleta mbetet ajo që është, dy rrota, një shalë dhe pedalet. Përndryshe quhet motor dhe është tjetër gjë.Njerëzimi ka përparuar nëpër shekuj, duke lexuar dhe duke shkruar fillimisht në gurë, pastaj në rrasa, pastaj në rrotulla, por ishte një mund i madh. Kur zbuloi se fletët mund të lidheshin mes tyre, edhe pse ende dorëshkrime, lëshoi një ofshamë lehtësimi. Dhe kurrë nuk mund të heqë më dorë nga ky mjet i mrekullueshëm.Është e vërtetë që teknologjia na premton makina, me të cilat mund të eksplorojmë nëpërmjet kompjuterit bibliotekat e gjithë botës, të përzgjedhim tekstet që na interesojnë, t’i shtypim në shtëpi në pak sekonda, me germat që dëshirojmë – ashtu siç na e lyp miopia, apo siç na e ka ënda nga ana estetike – teksa e njëjta fotokopje na i lidh fletët, në atë mënyrë që secili prej nesh të jetë në gjendje të krijojë vepra personale. Po pastaj?Do të zhduken tipografitë, libërlidhjet tradicionale, por do të kemi ndër duar, ende dhe ngaherë, një libër.Umberto EcoArgumente:Librat nuk mund të zëvendësohennga asnjë send elektronik, sepsejanë rezistentë dhe praktikë.Rrëzohen me shembuj argumentet që kundërshtojnë tezën:Çfarëdo që të bëjë teknologjia, libri mbetet libër.Mbyllja 1 Shkruani një ese argumentuese për njërën prej temave të mëposhtme.Kur lexoj një libër, mbyll një portë dhe ngre një perandori. Libri prej letre është i lehtë, por forca e tij është aq e jashtëzakonshme, sa e ngre njeriun në majat e universit.Libri apo filmi?Ndikimi i videolojërave tek adoleshentët. Paragrafi i parë Paragrafët e zhvillimit Kundërteza MbylljaSTRUKTURA E ESESË ARGUMENTUESE Shpjegon shkurtimisht temën, rëndësinë e saj dhe në të zakonisht gjendet teza e esesë.Autori zhvillon argumentet e tij dhe i mbështet ato me dëshmi të vlefshme dhe të besueshme. Argumentet mund të jenë logjike, statistikore ose faktike, varësisht nga tema e esesë.Jepen pikëpamjet e kundërshtarëve, që rrëzohen nëpërmjet argumentit më të fortë të dhënë nga autori.Zakonisht në të bëhet përmbledhja e argumenteve të dhëna gjatë zhvillimit. Asnjë informacion i ri nuk duhet të jepet në fund.183

