Page 186 - Demo
P. 186


                                    FjalorLIQENI I SHKODRËSLiqeni i Shkodrës në lashtësi njihej me emërtimin Palus Labeatis. Pasqyra e tij ujore gjendet në një lartësi 6 metra mbi nivelin e detit dhe ka një sipërfaqe prej 368 km2, nga të cilat 149 km2, me një gjatësi brigjesh prej 57 km i përkasin Republikës së Shqipërisë, ndërsa 2/3 Malit të Zi. Ka një breg shumë të larmishëm të tipit të ulët në veri dhe shkëmbor në jug. Në bregun jugor shquhen plazhet në rrugën nga Shkodra për në Shirokë e Zogaj, ku më i madhi është Zalli i Bardhë. Në skajin juglindor shtrihet Shkodra, nga e cila ka marrë edhe emrin. Në këtë liqen nga ana malazeze derdhet lumi i Moraçës e nga ana shqiptare, në mes të rrugës Shkodër-Shirokë buron lumi Buna.Thellësinë liqeni e ka të vogël, ndaj edhe pse me sipërfaqe është më i madhi nga tri liqenet e trojeve shqiptare, ai bën pjesë në grupin e liqeneve të cekëta. Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra, kurse thellësia mesatare e tij shkon nga 3 deri në 7 metra. Tabani i liqenit nuk është i rrafshët, por i përbërë prej shumë vorbullave sublakustrike, shumë prej të cilave thellësinë e kanë nën nivelin e detit Adriatik. Kjo do të thotë se shumë pjesë të tabanit të liqenit gjenden mesatarisht 10 m nën nivelin e detit. Nga kjo mund të shihet se gjatë vorbulla sublakustrike – rrymë rrotulluese dhe e rrëmbyeshme uji në bazamentin e liqenit.5 Teksti përshkrues184
                                
   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189   190