Page 187 - Demo
P. 187
STUDIM TEKSTI FjalorTekstet përshkrueseTeksti përshkrues ka si qëllim të përshkruajë duke paraqitur me detaje tiparet e një objekti, të një personi, të një kafshe, të një mjedisi, apo të një dukurie. Përshkrimi mund të jetë objektiv (në enciklopedi, në tekste shkencore, dokumente zyrtare etj.) ose subjektiv (në ditarët, në letrat personale dhe në tekstet letrare). Përshkrimi mbështetet në perceptimin shqisor: të shikuarit, të dëgjuarit, të nuhaturit, të shijuarit, të prekurit. Në të jepen detaje dhe informacione të hollësishme të objekteve që përshkruhen.Në tekstin përshkrues mbizotëron përdorimi i mbiemrave dhe fjalëve përshkruese. Por, në funksion të përshkrimit përdoren edhe ndajfolje, parafjalë, fraza që tregojnë pozicionin në hapësirë të objektit që përshkruhet. Foljet e përdorura janë në kohën e tashme dhe të pakryer.nivelit të lartë ose të ulët, liqeni paraqet kriptodepresion (ky është rast i veçantë për liqenet tektonike në Ballkan kur fundi i liqenit gjendet nën nivelin e detit, kurse sipërfaqja mbi nivelin e detit).Baseni i liqenit të Shkodrës ka origjinë tektonike-karstike. Disa studime kanë konstatuar se liqeni ka qenë gji i detit Adriatik. Më vonë, me krijimin e malit Rumia, gjiri është ndarë nga deti dhe është shndërruar në liqen. Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh. Këta shpendë përbëjnë 87% të të gjithë ornitofaunës së Shqipërisë. Një perlë e kësaj pasurie është padyshim pelikani, zogu më i madh në Evropë. Pak para derdhjes së Drinit në Bunë ndodhen 10 dajlane për gjuetinë e peshkut, ndër të cilët më të famshmit janë: krapi, qefulli, ngjala dhe blini. Lista e peshqve të liqenit përmban lloje të ndryshme speciesh. Një vlerë të rëndësishme për peshkimin kanë dy speciet autoktone: gjuhca (Alburnus scoranza) dhe krapi (Cyprinus carpio). Nga speciet migruese për në det, nëpërmjet lumit Buna, më të rëndësishmet janë: kubla, ngjala dhe qefujt. (nga shtypi)Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni kërkesave të mëposhtme. Ritregoni paragrafin e parë, bazuar në këto fjalë kyçe: sipërfaqe, plazhet, lumi Buna.Vija bregore e liqenit ka si karakteristikë: thyerjen; sipërfaqen e madhe; cektësinë.kriptodepresion – thellim (gropë) e mbushur me ujë, sipërfaqja e së cilës është mbi nivelin e detit, ndërsa fundi nën nivelin e detit.ornitofauna – llojet e zogjve që gjenden zakonisht në një zonë a mjedis të caktuar.dajlan – thurje me kallama ose me hunj të ngulur në tokë, që bëhet zakonisht afër derdhjes së lumenjve, në gjire të ngushta e në breg të detit për të zënë peshq me shumicë.185

