Page 188 - Demo
P. 188


                                     STUDIM TEKSTI Përshkruani faunën e liqenit të Shkodrës. Çfarë shpjegohet në paragrafët që fillojnë me \\...është shndërruar në liqen\Analizojmë tekstin 2 Cili është referenti në këtë tekst? 3 Shënoni me përgjigjet e sakta. Në përshkrimin e mësipërm, autori ka si qëllim:të përshkruajë duke informuar lexuesin;të përshkruajë për t’i dhënë lexuesit kënaqësi estetike;të përshkruajë për të bindur lexuesin rreth çështjes kyçe;të përshkruajë në mënyrë subjektive objektin. 4 Shënoni me përgjigjet e sakta. Në përshkrimin e mësipërm, autori përshkruan:duke përzgjedhur disa elemente si më të rëndësishmet dhe domethënëset;duke u përqendruar në vendndodhjen gjeografike të liqenit;duke u përqendruar në ndryshimet e liqenit në kohë;duke e krahasuar atë me një liqen tjetër.Gjuha e tekstit 5 Cila kohë foljore mbizotëron në këtë tekst? 6 Zëvendësoni togfjalëshat me shkronja të zeza me sinonimet e tyre:Pasqyra e tij ujore gjendet në një lartësi 6 metra mbi nivelin e detit....në mes të rrugës Shkodër-Shirokë buron lumi Buna....gjiri është ndarë nga deti dhe është shndërruar në liqen. 7 Nënvizoni termat shkencorë në fragment. Cilës fushe leksikore i përkasin fjalët e përdorura për këtë qëllim?  8 Cili është kuptimi i fjalës “basen” në këtë tekst? Kërkoni në fjalorin e gjuhës shqipe dhe renditni kuptimet e kësaj fjale.Reflektojmë rreth tekstit 9 Cili mendoni se është lexuesi i synuar i këtij teksti? Pse? 10 Peshkimi i paligjshëm rrezikon ripërtëritjen e peshkut në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna. Gjeni informacione lidhur me këtë fakt. Përshkruani me rreth 10 fjali pasojat negative të këtij fenomeni.Detyrë Përshkruani në mënyrë subjektive Liqenin e Shkodrës ose një sipërfaqe ujore që ju pëlqen. Bazohuni në perceptimin shqisor për të realizuar një përshkrim të arrirë. Vendosini shkrimit tuaj një titull dhe zgjidhni fotografi për ta shoqëruar atë.186
                                
   182   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192