Page 189 - Demo
P. 189
BANESA TIRANASEBanesa e familjes së njohur Shijaku, e ndodhur në rrugën “Virdar Luarasi”, Nr. 16, është shembull tipik i banesës tiranase. E ndërtuar në gjysmën e parë të shekullit XIX, ajo paraqet fazën më të zhvilluar të kësaj banese. Ajo ka planimetri katërkëndëshe të rregullt me dy kate. Në fazën e parë ka qenë me çardak e hajat në ballin kryesor. Dhoma e zjarrit është bërthama e mjediseve përqark saj. Në katin e parë janë ambientet ndihmëse ndërsa në katin e dytë, ambientet e ndenjjes dhe anekset e shërbimit. Shkallët që ndërlidhin katet janë prej druri. Në fazën e dytë, në fillim të shekullit XX, është bërë një rikonstruksion i mjediseve si dhe mbyllja e çardakut. Këto lloj banesash janë nga llojet më të lashta dhe, nga mënyra e ndërtimit dhe funksionimit, nuk hasen në qytete të tjera të Shqipërisë. Banesa rrethohet me mure qerpiçi dhe hyrja bëhet nëpërmjet portave të mëdha dykanatëshe që janë pothuaj gjithmonë të mbuluara me çati të thjeshtë. Banesa e Shijakasve është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1973, kurse dhoma kryesore e saj është shndërruar në një galeri arti, ku janë ekspozuar veprat e piktorit Sali Shijaku. STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Vendosni shenjën për informacionet e vërteta dhe në rastin e kundërt. Kujdesuni të nënvizoni informacionet që nuk janë dhënë në tekst.Banesa e Shijakasve daton në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë.Planimetria e saj është katërkëndëshe e rregullt me dy kate.Bërthama e mjediseve përqark saj është dhoma e zjarrit.Banesat me vatër zjarri kryesisht gjenden në zonën e Tiranës dhe në fshatrat përreth saj.Në katin e parë janë ambientet e ndenjjes dhe anekset e shërbimit.Në fillim të shekullit të njëzetë është bërë një rikonstruksion i mjediseve, si dhe mbyllja e çardakut.Fjalorçardak − pjesë e hapur, e rrethuar zakonisht me parmakë, në katin e dytë të shtëpive të vjetra, që shërbente për të pritur miq ose për të ndenjur në verë.hajat − shesh përpara derës së një ndërtese, i mbuluar me çati të vendosur mbi shtylla.dhoma e zjarrit − dhomë me oxhak a me sobë ku zakonisht rrinë anëtarët e familjes në dimër.187

