Page 191 - Demo
P. 191
Shkruajmë Shkruajmë ese përshkruese1 Lexoni përshkrimin e mëposhtëm. Nënvizoni mbiemrat. Buzë liqenit të JaninësPashai doli në breg të liqenit, ku e priste një barkë. Gjashtë remtarë, të nxirë nga dielli, me llërët përveshur, me kokat të rruara, e pritën me lopatat pezull. Ai u shtrua në sixhade, zbërtheu gjoksin, kërkoi çibukun dhe bëri shenjë të niseshin. Remtarët u dhanë lopatave njëherësh. Ajri ishte i freskët mbi liqen dhe pashai ndihej i gëzuar. Më tepër se gëzimi, ndiente një prehje e qetësi. Shikoi shpatullat e rremtarëve, lëvizjet e përpikta. Kur kthenin kokat, përpiqeshin t’i hidhnin një vështrim me bishtin e syve. Dukej sikur shpejtonin ta nxirrnin barkën në bregun tjetër. Pashai mendoi se duhej t’i zëvendësonte me shqiptarë, por nuk iu kujtua asnjë ushtar që të merrte erë nga zanati. Para barkës lundronte një tufë me rosa, e hapur në vijë luftimi. Rrathët që përhapnin në ujë shkonin gjer në buzë të liqenit. Kur largësia ndërmjet tyre dhe barkës po pakësohej, u ngritën fluturim. Në çast u mbush qielli me rosa, pata e shpendë të të gjitha llojeve. Tufa pëllumbash fluturonin akoma më lart me krahët si pare argjendi. Një pjesë e asaj mizërie shpendësh, u kthyen në të majtë dhe u ulën pranë barishteve të blerta, të kuqe e të verdha, që hapeshin rreth bregut si kurorë. Të tjerat fluturuan matanë ishullit dhe u zhdukën rrëzë maleve. Tek-tuk shikoje ende ndonjë zog që nuk Eseja përshkruese është një nga llojet e shkrimit joletrar. Qëllimi i saj është të përshkruajë një person, kafshë, vend, ndjesi, objekt etj.Ajo mund të jetë subjektive ose objektive. Në rastin e parë, autori përshkruan sipas këndvështrimit të tij, ndërsa në të dytin ai përshkruan duke qëndruar besnik i fakteve dhe i paanshëm.Kur shkruani një ese përshkruese:Sigurohuni që e keni të qartë se çfarë do të përshkruani dhe kush do ta lexojë atë. Një organizues grafik do t’ju ndihmonte në renditjen e fakteve, karakteristikave dhe veçorive që do të përfshini gjatë organizimit të esesë suaj.Përcaktoni idetë kryesore për secilin prej paragrafëve të esesë. Ndërtoni paragrafët, duke e filluar secilin prej tyre me nga një fjali-temë dhe më pas thellohuni në detaje teksa zhvilloni mendimet tuaja.Shkruani një mbyllje gjithëpërfshirëse, që paraqet idetë kryesore në lidhje me përshkrimin tuaj.Lexoni me kujdes shkrimin tuaj dhe korrigjoni gabimet e mundshme gramatikore. 189

