Page 192 - Demo
P. 192


                                    vendoste të ndiqte turmën. Gjahu në liqen ishte i madh. Myftari do të binte aty si dhelpra në pula. Pashai u vu të shihte sipërfaqen e ujit e të gjente me mend se ku do të kërcente prapë peshku tulianos, që rritet gjer në shtatë okë dhe paguhej shtrenjtë në pazar. Aty poshtë ndoshta vërtiteshin ngjalat si litarë të trashë. Tani kurrizi i tyre duhej të kishte marrë një ngjyrë si në të blertë. Peshonin tri okë copa. Po asgjë nuk shihej, sado t’i lodhje sytë. Ujët trazohej nga rrahja e rremave. Barka po i binte ishullit rrotull. Pashai donte të hidhej njëherë gjer te liqeni i poshtëm e të shihte kanalet e nëndheshme, që lidhnin të dy liqenet, por dielli kishte kaluar kupën e qiellit dhe e la për herë tjetër. Nga ai krah, ishulli ishte i veshur me shkëmbinj. Aty-këtu bënte hije ndonjë lis i veçuar. Krahun tjetër e mbulonte bari i njomë dhe lulet. I gjithë ishulli i ngjante një mali të vogël të rënë në anë të liqenit. Ai shëtiti nën lisat dhe selvitë. Më poshtë shelgjet lëshonin degët në ujë. Gjatë bregut jugor ishin renditur kasollet e peshkatarëve, si me themelet në liqen, nja pesëdhjetë banesa, në mes të rrjetave dhe drurëve. Më poshtë dukej një rrip ranishte, me dy shtëpi të bukura prej druri të rrethuara me gardhe, tarracat e mbjella me lule dhe rrugicat e shtruara me zhavorr. Ishin shtëpi verimi të pasanikëve të Janinës. Sabri Godo2 Dalloni fjalitë përshkruese që janë bazuar në perceptimin shqisor. Për çdo rast, përcaktoni shqisën që ka përdorur autori. 3 Ku ndryshon përshkrimi i mësipërm nga ai i Liqenit të Shkodrës? Si arritët në këtë përfundim?4 Zgjidhni njërën prej temave të mëposhtme dhe shkruani një ese përshkruese. Nata e Vitit të Ri Një udhëtim i mrekullueshëm Personi që admiroj Adoleshenca Kostumet popullore shqiptare Fototeka Marubi Përdorni një organizues grafik për të realizuar një shkrim sa më të mirorganizuar. Një model i tij paraqitet më poshtë.Paragrafi hyrësÇfarë do të përshkruaj?Si do ta organizoj këtë ese? (hapësira, koha dhe rendi i përshkrimit)Paragrafi i parë i zhvillimitDetaje shqisore shembuj specifikëFigura letrare shembuj specifikëParagrafi i dytë i zhvillimitDetaje shqisore shembuj specifikëFigura letrare shembuj specifikëMbylljaPse ka rëndësi për ju objekti i përshkruar?Çfarë doni që të mendojnë lexuesit për këtë objekt?190
                                
   186   187   188   189   190   191   192   193   194   195   196