Page 194 - Demo
P. 194
KujtojmëFjalët që ndryshojnë formën gjatë përdorimit në fjali, quhen fjalë të ndryshueshme. Fjalët që nuk e ndryshojnë formën gjatë përdorimit në fjali, quhen fjalë të pandryshueshme. Në ditët e sotme, jeta duket shumëe parashikueshme, e madje sikur çdo problem mund të zgjidhet me një telefonatë. Imagjinoni sikurpo udhëtoni me klasën tuaj në një vend malor: autobusi prishet, nuk ka valë telefoni e as valë për hartën elektronike, mjete për të ndërtuarkampin nuk keni dhe ju duhet të ruani rezervat ushqimore e të siguroni vend për të fjetur. A do ta merrni me shpirt aventure të papriturën e pakëndshme? Përcaktoni se ç’pjesë e ligjëratës janë fjalët më të zeza. Identifikoni klasën e fjalëve në të cilën bëjnë pjesë. NUK KAPVALËFjalët grupohen në pjesë ligjërate (klasa fjalësh), sipas kuptimit leksikor dhe veçorive të përbashkëta gramatikore që ato kanë.Nyja nuk grupohet në një pjesë ligjërate më vete. Ajo është pjesë e emrave, mbiemrave, përemrave dhe numërorëve.Vini re me kujdes fjalët në tekstin e mësipërm. Pjesa më e madhe e tyre janë fjalë që marrin edhe forma të tjera, por disa prej tyre nuk e ndryshojnë formën.Fjalët: jeta, udhëtoni, ushqimore, tuaj dalin edhe me forma të tjera, si: jetën, do të udhëtojmë, ushqimor, juaj, ndërsa fjalët: shumë, nuk, për, çdo dalin me një formë.emrimbiemripëremrifoljanumërorindajfoljaparafjalalidhëzapjesëzapasthirrmaFJALËT E NDRYSHUESHME FJALËT E PANDRYSHUESHMEShembuj ShembujEmri nxënës, nxënësi, nxënësit, nxënësin Ndajfolja mirëMbiemri i mirë, e mirë, të mirë, të mira Parafjala tekPëremri ai, ata, atij, atyre Lidhëza seFolja lexoj, kam lexuar, do të lexojë Pjesëza poNumërori tre, tri, të tre, të tria Pasthirrma uaMorfologji1 Fjalë të ndryshueshme dhe të pandryshueshme 192

