Page 195 - Demo
P. 195
MorfologjiKujdesEmri, mbiemri, përemri dhe numërori lakohen.Folja zgjedhohet. Ndajfoljet, parafjala, lidhëza, pjesëza, pasthirrma as lakohen, as zgjedhohen. Emri është ajo fjalë e ndryshueshme që gjatë përdorimit në fjali ndryshon formën e tij sipas gjinisë, numrit, rasës dhe shquarsisë. Mbiemri e ndryshon formën sipas numrit, gjinisë dhe rasës.Përemri ndryshon formë sipas gjinisë, numrit dhe rasës.Numërori e ndryshon formën sipas gjinisë dhe rasës. Folja është ajo fjalë e ndryshueshme që ndryshon formë sipas vetës, numrit, mënyrës, kohës dhe zgjedhimit. Sipas aftësisë për të shërbyer si gjymtyrë fjalie, fjalët ndahen në fjalëtë mëvetësishme dhe në fjalë të pamëvetësishme. Fjalë të mëvetësishme janë: emri, mbiemri, përemri, numërori, folja,ndajfolja dhe pasthirrma. Fjalët e pamëvetësishme nuk dalin si gjymtyrë fjalie, sepse ato nuk qëndrojnë më vete. Të tilla janë: parafjalët, lidhëzat dhe pjesëzat. Sipas kuptimit leksikor, fjalët ndahen në fjalë kuptimplota, fjalë jokuptimplota dhe fjalë thirrmore. Fjalët kuptimplota shprehin kuptim të plotë leksikor: emri, mbiemri, folja, ndajfolja, përemri, numërori. Fjalët jokuptimplota shprehin kuptim jo të plotë leksikor, meqenëse janë fjalë shërbyese në fjali: parafjala, lidhëza, pjesëza. Fjalë thirrmore përdoren për të shprehur ndjenjat e folësit: pasthirrma.1 Shënoni me pohimin e saktë dhe me pohimin e gabuar.a) Nyja është pjesë ligjërate. b) Mbiemri i nyjshëm nuk ndryshon sipas rasës së emrit që plotëson, por vetëm sipas gjinisë dhe numrit të tij. c) Përemri dëftor është fjalë e ndryshueshme. d) Numërori themelor ndryshon formë gjatë lakimit. e) Disa fjalë të pandryshueshme mund të bëjnë pjesë në dy kategori të ndryshme leksiko-gramatikore. 2 a. Nënvizoni me një vijë fjalët e ndryshueshme dhe me dy vija fjalët e pandryshueshme. Tringëllima e ziles vazhdonte të ndihej ende, kur nxënësit u derdhën korridoreve e oborri gumëzhiti si zgjua bletësh. – Djema, shkojmë nga fusha? Është kohë e bukur dhe mund të bëjmë një ndeshje futbolli. – Ky që bënte këtë thirrje ishte Altini, një nga nxënësit e klasës së nëntë. Disa nga shokët e dëgjuan e disa jo. – Se nesër, mund të bjerë shi, kështu që do ta kemi të pamundur të luajmë, – shtoi ai. – Nuk e ke keq, – pranoi Erti. UshtrimeFjalë të mëvetësishme dhe fjalë të pamëvetësishmeFjalë kuptimplota, fjalë jokuptimplota dhe fjalë thirrmore193

