Page 197 - Demo
P. 197
1 Gjeni fjalën që nuk është në rreshtin e duhur. Shpjegoni pse.përmes, nëpër, sipas, nëpërmjet, pranëfliste, pëlqeu, thjesht, kishte marrë, tregonte, durovai lartë, bukur, i sjellshëm, i ngrohtë, i ri, i pastërtrimërisht, përciptazi, pasnesër, lehtësisht, shpejtëndërr, tregimtar, bluzë, fluturim, hapësirë2 Nënvizoni me një vijë klasën e fjalëve të ndryshueshme dhe me dy vija klasën e fjalëve të pandryshueshme.E kisha dëgjuar fjalën “besë” edhe më parë. Mendoja se kishte lidhje me besimin apo fenë, por në këtë kontekst nuk e kisha dëgjuar kurrë. Shoqëruesi më shpjegoi se ishte si njëfarë kodi i shqiptarëve, dikush që të hap derën në shenjë mikpritjeje. Nëse dikush të kërkon ndihmë, ti i hap dyert e shtëpisë dhe i thua: “Mirë se vjen!”3 Zgjidhni në ushtrimin 2 pesë fjalë të mëvetësishme dhe pesë të pamëvetësishme. Përcaktoni klasën për secilën prej tyre.Fjalë të mëvetësishme Fjalë të pamëvetësishmekisha dëgjuar - folje edhe - lidhëz4 Emërtoni fjalët e theksuara në: kuptimplota, jokuptimplota dhe thirrmore.– Eh, mor bir! – tha plaku duke parë mendueshëm drutë që digjeshin në vatër. – Kanë parë shumë këta sy, por atë ngjarje nuk do ta harroj kurrë. Në kujtesën time, ajo ngjarje ka ngelur si më e rënda. Deri sa të shkoj pranë tyre në atë botë, zemra më qan, nga dhimbja dhe ngamalli. Vaj medet! Fjalë kuptimplota Fjalë jokuptimplota Fjalë thirrmore 5 Përcaktoni klasën e fjalëve të theksuara. Tregoni kujdes, e njëjta fjalë mund t’u përkasë klasave të ndryshme.Në majë të malit kishte ende dëborë. (____________) Pylli me dushk lartësohej majë kodrës. (____________) Qënga fundi i sallës u dëgjua një zë i mbytur. (____________) Trego, që të jemi të mëshirshëm (____________) me ty. (____________) Ata që erdhën të fundit, (____________) mbanin mbi supe pushkë tejet të gjata. (____________) Atë (____________) njeri nuk e kisha takuar kurrë më parë. (____________) Me të hyrë pranvera (____________), dallëndyshet ia behën të parat. (____________) Qëndronte pranë zjarrit (____________) dhe diç bluante me vete. (____________) Kishte mbetur vetëm (____________) pa dikë pranë. (____________) Duhej të zgjidhnim vetëm njërin prej nesh (____________) që të shkonte me ta. (____________) Në u largoftë prej nesh, (____________) do ta kuptojë se do të bëjë gabim. (____________) Për shkak të punimeve, (____________) qarkullimi u pezullua për disa orë. (____________) Më trego, (____________) që mos të të bezdis më. (____________) U dërgoi letër për shkak se nuk erdhi dot në festë. (____________)MorfologjiUshtrime për fjalët e ndryshueshme dhe të pandryshueshme 2195

