Page 198 - Demo
P. 198


                                    Emrat konkretë emërtojnë frymorë, sende dhe dukuri të ndryshme që mund të numërohen: shkollë, njeri, libër etj. Emrat abstraktë emërtojnë nocione abstrakte: frikë, gënjeshtër, bukuri, të mësuarit etj. Emrat përmbledhës emërtojnë një tërësi vetash, kafshësh ose sendesh në formën e numrit njëjës, si: djalëria, bota, njerëzia etj. Emrat e lëndës emërtojnë lëndë që mund të ndahet në pjesë, të matet dhe të peshohet, por nuk mund të numërohet, si: djathë, hekur, verë etj.KujtojmëKategoria gramatikore e gjinisëEmrat janë fjalë të ndryshueshme që tregojnë frymorë, sende, dukuri të natyrës, nocione abstrakte etj. Sistemi diellor përfshin një yll (Diellin), nëntë planetë, rreth 60 satelitë natyrorë që rrotullohen rreth planetëve, mijëra asteroide (objekte të vogla shkëmbore), miliona kometa (grumbuj pluhuri dhe gazi të ngrirë), miliarda meteoritë dhe pluhur e gaz ndërplanetar. Ky sistem gjendet në kufi të galaktikës sonë, Rrugës së Qumështit. Rruga e Qumështit shtrihet përgjatë 12 miliardë kilometrave.SIPAS GJINISË: SIPAS NUMRIT: SIPAS RASËS: SIPAS TRAJTËS:Emrat janë të gjinisë mashkullore, të gjinisë femërore dhe të gjinisë asnjanëse.Emrat janë të numrit njëjës dhe të numrit shumës.Emrat janë të rasës emërore, gjinore, dhanore, kallëzore, rrjedhore.Emrat janë të trajtës së shquar dhe të trajtës së pashquar.Një nga veçoritë gramatikore të emrit, është gjinia. Nëse emri emërton frymor, ne e kemi të lehtë ta gjejmë gjininë e tij: motër, gjysh, nxënëse etj. Emrat në gjuhën shqipe, përveç gjinisë natyrore, d.m.th. dallimit të gjinisë sipas seksit tek emrat frymorë (mësues, nxënëse etj.), por jo gjithmonë tek emrat e kafshëve (mi, dhelpër, peshk etj.), kanë edhe gjini gramatikore.Nënvizoni emrat. Cilët janë emra të përveçëm? Po të përgjithshëm?Emri ka kategorinë gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës, të shquarsisë dhe të pashquarsisë.Morfologji3 Kategoritë gramatikore të emrit 196
                                
   192   193   194   195   196   197   198   199   200   201   202