Page 199 - Demo
P. 199


                                    MbaresaPo kur emri emërton një send apo një dukuri, si e gjejmë gjininë e tij? Për të dalluar gjininë gramatikore na ndihmojnë disa mjete gramatikore, si: mbaresa, tingulli fundor i temës dhe fjalët përcaktuese, si mbiemrat ose përemrat që e shoqërojnë atë. Përcaktoni gjininë e emrave: djalë, familje, vajzë, yll, diell, zog. Si e dalluat gjininë e tyre? Për të dalluar gjininë, emri vendoset në rasën emërore, numri njëjës, trajta e shquar.Gjinia e emraveGjinia mashkullore Gjinia femërore Gjinia asnjanëse mbaresa -i (libr-i)mbaresa -u (mik-u)mbaresa -a (vajz-a)mbaresa -ja (fletor-ja)mbaresa -t (-të) (të ftohtë-t, të kuq-të)mbaresa -it (të shkruar-it)Emrat e gjinisë asnjanëse kanë përdorim të kufizuar. E ruajnë ende këtë gjini: disa emra që vijnë nga pjesoret e foljeve, si: të ecurit, të folurit, të prekurit etj.; pak emra të nyjshëm që vijnë nga mbiemrat, si: të errëtit, të ngrohtët, të zitë etj.Janë të gjinisë mashkullore:emrat që mbarojnë me bashkëtingëllore, p.sh.: gëzim, mal, libër, kopsht etj.; emrat të cilët dalin me zanoren -ë në fund, megjithëse kjo zanore nuk shqiptohet qartë, p.sh.: burrë, djalë, gjumë etj. disa emra që mbarojnë me zanore të theksuar ose me grup zanor: arì, dhè, ftua etj. Janë të gjinisë femërore:emrat që mbarojnë me zanoret -ë, -e, -o të patheksuara, si: dorë, fletore, pallto etj. Janë në gjininë femërore ato fjalë që cilësohen ose përcaktohen nga mbiemra dhe përemra të gjinisë femërore. Janë në gjininë mashkullore ato fjalë që cilësohen ose përcaktohen nga mbiemra dhe përemra të gjinisë mashkullore.  ky djalë - kjo vajzë djalë i mirë - vajzë e mirë përemra mbiemraEmrat e dygjinishëmShumica e emrave në gjuhën shqipe përdoren në një gjini të caktuar, si në numrin njëjës, ashtu edhe në numrin shumës.Në gjuhën tonë ka edhe disa emra që ndërrojnë gjininë kur kalojnë nga numri njëjës në numrin shumës. Të tillë emra përbëjnë një grup të veçantë midis gjinisë mashkullore dhe asaj femërore. Këta quhen emra të dygjinishëm (ambigjenë), Tingulli fundor i temës Fjalët përcaktuese (mbiemrat dhe përemrat)197
                                
   193   194   195   196   197   198   199   200   201   202   203