Page 20 - Demo
P. 20
DëgjojmëPër çfarë mendoni se do të bëjë fjalë miti që do të dëgjoni dhe pse mendoni kështu?Mendoni se shpjegimet dhe argumentet që do të sjellë ky mit do të jenë të pranueshme nga ju?1 Dëgjoni me vëmendje mitin.ORIGJINA E NJERIUTToka e shkretë mbiu nga deti dhe u transformua në një vend të banueshëm prej llojeve të ndryshme të qenieve të gjalla.Në fillesë të saj nuk kishte asgjë, veçse ujë kudo. Veçse diku, nisi të nxjerrë krye pak tokë e shkretë që rrihej nga erërat dhe shirat. Ishin dy lloje erërash:Musoli: erë e vrullshme dhe e keqe.Mukoli: erë e freskët dhe e lehtë.Një ditë Musoli fryu me forcë të madhe duke ngritur dallgë të mëdha si male, aq të mëdha sa nisi të acarojë dhe shqetësojë Mukolin.Kështu lindi një zënkë. Musoli përçmonte rivalin e tij duke e akuzuar për dobësi dhe pazotësi.– Kur fryn ti, – i thoshte, – uji as që e merr vesh.– Nëse fryj unë, uji fryhet, vallëzon, bërtet e ngrihet deri në qiell.Dhe, për të treguar aftësitë e tij, mendoi të krijojë diçka që t’u përgjigjej përkëdheljeve të tij dhe të ishte përçuesi i mirësjelljes së vet.Kështu krijoi lupungën, një rrënjëz që ai e futi thellë në tokë, mu në qendër të ishullit të shkretë.Mbas disa kohësh, mbiu një kërcell që lëshoi tri gjethëza të gjelbra dhe hapi drejt qiellit një lule të mrekullueshme. Atëherë Mukoli fryu dhe pa me gëzim lulen të vallëzonte e gjethet të fëshfërinin si për të duartrokitur dhe falënderuar për dhurimin e jetës. Qe mjaft i kënaqur.KRIJIMI I UNIVERSITPara dëgjimit18

