Page 200 - Demo
P. 200
MorfologjiUshtrimesepse në njëjës janë në gjininë mashkullore, ndërsa në numrin shumës kalojnë në gjininë femërore. E ndërrojnë gjininë në numrin shumës, emrat e gjinisë mashkullore që e formojnë shumësin: me mbaresën -e: (mësime, male, mendime, vende etj.);me mbaresën -ra: (djathëra, ujëra, vajra, fshatra etj.). Ndërrim të gjinisë dhe të numrit pësojnë edhe fjalët përcaktuese që i shoqërojnë: ky mal − këto male ky fshat − këto fshatramësim i vështirë − mësime të vështira mall i lirë − mallra të liraKujdesMos ngatërroni shumësin me prapashtesën -rame shumësin me prapashtesën -a, sidomos tek emrat që mbarojnë me -ër. 1 Shënoni me pohimin e saktë dhe me pohimin e gabuar.a) Shumica e emrave në gjuhën shqipe janë të gjinisë asnjanëse.b) Emrat e dygjinishëm janë ata emra që e formojnë shumësin me prapashtesën -a. c) Emrat e lëndës janë emra të përgjithshëm.d) Emrat e gjinisë mashkullore janë emrat që marrin në rasën emërore, numri njëjës, mbaresat -i dhe -u. e) Emrat e gjinisë femërore e ndërrojnë gjininë në numrin shumës.f) Emrat e gjinisë femërore janë emra që mbarojnë me bashkëtingëllore. 2 Lidhni secilën nga fjalët e mëposhtme me kategorinë e fjalëve ku bën pjesë.lulet emër i gjinisë mashkullore, numri njëjës lexim emër në rasën gjinore, gjinia femëroreShqipëria emër i gjinisë femërore, shumës(prej) fjalëve emër në rasën dhanore, numri njëjëserës emër në rasën rrjedhore, shumësi klasës emër në rasën kallëzorelibrin emër i përveçëm, gjinia femërore3 Nënvizoni emrat dhe ndajini në tri grupe sipas gjinisë.Ai ecte me hap të gjatë, duke u lëkundur si të ishte ari. Ishte një gjest i thjeshtë, që të kujtonte nxënësit kur i tregojnë duart mësueses, që t’i shikojë për pastërtinë. Plaku u kollit, bëri një lëvizje të çuditshme të qafës dhe buzëqeshi me krenari. Unë jam lexues i rregullt i revistës suaj. Të vështruarit e Altinit ishte ngulmues. Fëmijët të gëzuar ndiqnin njëri-tjetrin. Fletët e pluhurosura të pemëve janë rënduar nga të nxehtët. 198

