Page 202 - Demo
P. 202


                                    Emrat në gjuhën shqipe përdoren në numrin njëjës dhe në numrin shumës, por ka edhe emra që përdoren vetëm në numrin njëjës ose vetëm në numrin shumës. Numri më i madh i emrave tregojnë frymorë a sende që mund të numërohen. Emri është në numrin njëjës, kur tregon vetëm një njeri, kafshë a send: djalë, vajzë, nxënës, mace, lepur, libër, laps.Emri është në numrin shumës, kur tregon dy a më shumë njerëz, kafshë a sende: djem, vajza, nxënës, lepuj, libra, lapsa.Emrat në shqipe kanë një temë të veçantë për shumësin, së cilës i shtohen pastaj mbaresat rasore të shumësit të trajtës së pashquar ose të trajtës së shquar. Qarkoni emrat që janë në numrin shumës.punëtorë, nxënës, vende, ujqër, shtëpi, rrugë, bojë, shkëmb, shkopinj, restoranteEmrat që përdoren në të dyja numrat e formojnë shumësin me këto mënyra:nxënës – nxënës, lule – lule, muaj – muaj cjap – cjep, plak – pleq, armik – armiq breg – brigj-e, pyll – pyj-e, rrezik – rreziq-ePa ndonjë mjet trajtëformues: Me ndërrime tingujsh (zanoresh ose bashkëtingëlloresh): Me prapashtesa dhe ndërrime tingujsh njëherësh: Me prapashtesa: burrë – burra, fshat – fshat-ra, flutur – flutur-a Mënyra më e përdorshme është formimi i numrit shumës me prapashtesa.Prapashtesat janë morfema fjalëformuese, por ka edhe disa prapashtesa trajtëformuese. Të tilla janë prapashtesat e shumësit, të cilat i mbeten temës së fjalës. Ato nuk ndryshojnë gjatë lakimit të emrave: libra, libra-t, libra-ve, revista, revista-t, revista-ve, revista-sh.prapashtesa -ë: futbollist-ë, oficer-ë, ambasador-ë, byrek-ë, gram-ë, kilogram-ë, blir-ë, brir-ë etj.prapashtesa -a:trekëndësh-a, bishtalec-a, karkalec-a, burr-a, mikrofon-a, rrob-a, dardh-a, thik-a, kumbull-a, letr-a etj.prapashtesa -nj, -enj, -inj: bari-nj, hero-nj, kushëri-nj, zanatçi-nj, fto-nj, lum-enj, budall-enj, fukar-enj,drapër-inj, gjarpër-inj etj. prapashtesa -ër: prind-ër, mbre-tër, princ-ër, rob-ër etj. Kategoria gramatikore e numritFormimi i shumësit me prapashtesaMorfologji4 Emri: kategoria gramatikore e numrit200
                                
   196   197   198   199   200   201   202   203   204   205   206