Page 203 - Demo
P. 203


                                    Emra që përdoren vetëm në shumës:Emra që përdoren vetëm në njëjës: Disa emra vendesh: Alpe-t, Ande-t, Apenine-t, Himalaja-t, vise-t etj. Emra që tregojnë sende të përbëra prej dy ose me shumë pjesësh: pantallona-t, çorape-t, doreza-t, pranga-t, ski-të, syze-t, brekushe-t etj. Emrat që tregojnë një shumicë frymorësh: dhen-të, plaka-t, shtojzovalle-t, vetë-t etj. Emrat që tregojnë lëndë si masë: makarona-t, argjende-t, qelqurina-t, perime-t, të holla-t, të korra-t, të lashta-t, të mbjella-t, të vona-t etj. Disa emra abstraktë: lajka-t, teka-t, gjepura-t, plaka-t, ethe-t, grykë-t, shyta-t, kupa-t etj. Emrat e përveçëm: Agron, Mimozë, Era, Tiranë, Shkodër, Sarandë, Bunë, Kosovë etj. Disa emra abstraktë: dashuri, guxim, nxehtësi, arsim, barazi, drejtësi, padituri etj. Emrat përmbledhës: vajzëri, vegjëli, djalëri, vëllazëri, grari etj. Emra lëndësh: benzinë, gëlqere, argjend, ar, gjalpë, kripë, vaj, djathë, mjaltë, lesh etj. Emrat e anëve të horizontit e të dukurive atmosferike: veri, jug, lindje, perëndim, ajër, vapë, brymë, vesë, dëborë, breshër etj. Emrat e shkencave e të gjuhëve: gjuhë, fizikë, matematikë, shqipja, anglishtja etj. Disa emra që tregojnë sëmundje: fruth, li, kollë, zgjebe etj.Mbani mend:prapashtesa -e:lexim-e, vrojtim-e, tregim-e, album-e, kostum-e, diagram-e, telegram-e, ballkon-e, panair-e, divan-e etj.Edhe emrat abstraktë mund të përdoren në numrin shumës: një gëzim - dy gëzime, një mësim - dy mësime. Kur përdoren në shumës konkretizohen. prapashtesa -ra: ujë-ra, vaj-ra, brumë-ra, fshat-ra, mall-ra, pleh-ra, qind-ra, shi-ra, erë-ra, gjë-ra etj.Disa emra frymorësh që mbarojnë me -al, -el, -il, -at, -et, -it, -oz, -ez, e formojnë shumësin me prapashtesën -ë: gjeneralë, dembelë, civilë, delegatë, deputetë, gjirokastritë, bajlozë, anglezë etj.Emrat jofrymorë që mbarojnë me -al, -el, -il, -at, -et, -it, -oz, -ez, e formojnë shumësin me prapashtesën -e, -a: festivale, hotele, tegela, aparate, qytete, trëndafila, diamante, kavanoza, trapeze etj. Disa emra përdoren vetëm në formën e njëjësit ose vetëm në formën e shumësit. Shumica e tyre janë emra të panumërueshëm. Emra që përdoren vetëm në njëjës ose vetëm në shumës201
                                
   197   198   199   200   201   202   203   204   205   206   207