Page 204 - Demo
P. 204


                                    Ushtrime1 Dalloni emrat në numrin shumës, duke treguar mënyrën e formimit të shumësit. Këto ditë kam pasur takime me miq të rinj. Babai do të përpiqet për t’i zgjidhur ato probleme. Shfaqjet vazhduan të kishin sukses. Ngriti dorën dhe vërtiti fletën. Asnjë fëmijë nuk duhet të thotë fjalë që lëndojnë të tjerët. Vajzat dhe djemtë duhet të vendosin nëse do të grupohen sipas projekteve që kanë zgjedhur. Ai mund t’i zbatonte projektet, nëse do të ndihmohej nga të gjithë. Ne pamë dy ndeshje të bukura këtë të diel. Në ato brigje vihej re një dukuri interesante. Dyshi i shumëzuar me dy jep katër. 2 Vendosni në numrin shumës emrat e gjinisë mashkullore dhe nënvizoni prapashtesat që marrin.kapitull i ri, ballkon me lule, kufi me tela, bishtalec i gjatë, mjeshtër sporti, brez i humbur, mësues karriere, planet i ri, telefon shtëpie, zinxhir ari, treg perimesh, vit i kaluar3 Qarkoni emrat që përdoren vetëm në një numër dhe formoni fjali me ta.libër, projekt, fizikë, dije frikë, aktrim, aktor, skenarist familje, lule, argjendet, fotografi personazh, përrallë, shtojzovallet, mal frut, ushqim, gjizë, blerje sëmundje, fruth, gjilpërë, antibiotiku syzet, sy, numër, okulist, vizitë qytet, perëndim, bregdet, plazh shqipja, dokument, studiues, kapitull4 Vendosni në numrin shumës emrat dhe tregoni se çfarë kategorie gramatikore e përbashkët i bashkon.shkollë e re ________________ fjalë e ëmbël ________________natë vere ________________ dardhë vjeshte ________________borë e bardhë ________________ derë hekuri ________________supë me perime ________________ letër falënderimi ________________shtëpi pushimi ________________ ëndërr me sy hapur ________________5 Gjeni emrat dhe përcaktoni gjininë dhe numrin e tyre, duke i vendosur në një tabelë. Një sërë mendimesh të çuditshme u shfaqën në mendjen e saj. Pranë një pylli me pisha gjendet një fshat i madh. Dy prej nxënësve nuk u paraqitën në provim. Vendimi juaj është i rëndësishëm për mua. Një grumbull turistësh me aparate fotografike në duar zbritën nga autobusi.  Bulevardi i madh “Dëshmorët e Kombit” shkëlqente prej dritave shumëngjyrëshe. Në afërsi të kësaj kalaje kalon rruga “Egnatia”. Përreth nuk dëgjoj asnjë zhurmë.6 Formoni 6 fjali me emra përmbledhës dhe lënde. Përcaktoni numrin e tyre.Morfologji202
                                
   198   199   200   201   202   203   204   205   206   207   208