Page 205 - Demo
P. 205
Emri në rasën emërore përdoret zakonisht si kryefjalë, si gjymtyrë e kallëzuesit emëror: Kënga ishte shumë e bukur. Kjo është këngë.Emri në rasën gjinore përdoret si përcaktor: Vargjet e këngës janë shkruar nga një poet i njohur. Orkestrimi i kësaj kënge qenka shumë i mirë. Emri në rasën dhanore përdoret si kundrinor i zhdrejtë: Kësaj kënge i dhanë çmimin e parë.Emri në rasën kallëzore përdoret përgjithësisht si kundrinor i drejtë: Këngënfituese e këndon një këngëtare e re.Emri në këtë rasë mund të tregojë kohën e kryerjes së një veprimi, sasi a masë:Javën tjetër do të jetë festivali. Në festival do të këndojmë 22 këngë.Emri në rasën rrjedhore përdoret përgjithësisht si përcaktor: Këto poezi janë për vargje këngësh.Emri në këtë rasë mund të tregojë kuptime të tjera, si ato të shkakut, të mjetit, të vendit e të kohës: Maleve ka dëborë. Dimrit këtu zhvillohen shumë aktivitete. Emrat në disa rasa mund të shoqërohen me parafjalë. Kur përdoren me parafjalë, ata ndryshojnë edhe funksionin që kryejnë:Rasa emërore: Nga kjo këngë u kuptua se kush do ta fitonte festivalin.Rasa kallëzore: Në këtë këngë fëmijët do të jenë pjesë e korit.Rasa rrjedhore: Këngëtarja është shumë e njohur prej kësaj kënge.Rasa gjinore përdoret edhe në disa shprehje parafjalore: me anë të muzikës, me përjashtim të tekstit, në vend të orkestrës, për shkak të një defekti etj. Në gjuhën shqipe lakohen të gjithë emrat. Emri ka pesë rasa (emërore, gjinore, dhanore, kallëzore, rrjedhore) dhe për secilën rasë ka dy trajta (trajta e shquar dhe trajta e pashquar), si dhe dy numra (njëjës dhe shumës). Rreth nesh kudo ka ngjyra: te rrobat që veshim, te lulet, tek ylberi në qiell dhe tek ekrani i televizorit. E gjithë kjo larmi ngjyrash krijohet nga përzierja e vetëm tri ngjyrave: e kuqja, e kaltra dhe e gjelbra. Këto tri ngjyra, të quajtura ngjyra bazë, krijojnë edhe figurat që shihni në ekranin e televizorit. Vini re në tekstin e mëposhtëm format e ndryshme të emrit ngjyrë. Cilës pyetje i përgjigjet emri ngjyrënë secilin rast? Përcaktoni se në ç’rasë është përdorur ky emër. Në cilën trajtë janë përdorur format e këtij emri?Kujtojmë që format e ndryshme që merr emri gjatë përdorimit në fjali, quhen rasa. Kategoria gramatikore e rasësPërdorimi i emrave me parafjalëMorfologji5 Emri: kategoria gramatikore e rasës 203

