Page 206 - Demo
P. 206
Tërësia e të gjitha formave që pëson emri kur përdoret në rasa të ndryshme, quhet lakim. Emrat ndahen në katër lakime. Për të përcaktuar se në cilin lakim është një emër, mbështetemi në llojin e mbaresës që merr ai në rasën emërore, në trajtën e shquar, numri njëjës.Emrat përdoren në trajtë të pashquar dhe në trajtë të shquar.Emri përdoret në trajtë të pashquar për të emërtuar frymorë, sende e dukuri, në kuptimin e tyre të përgjithshëm.Nga përmbajtja duket një libër cilësor. Emri libër nuk shpreh një libër të vetëm, por një klasë të tërë ku përfshihet ky send.Në trajtën e pashquar emri përdoret i shoqëruar nga nyjat joshquese një për njëjësin dhe disa (ca) për shumësin: një djalë – disa/ca djem, por mund të përdoret edhe pa nyjë: Nga përmbajtja duket libër cilësor. Emri përdoret në trajtë të shquar për të emërtuar frymorë, sende, dukuri të njohura, të veçanta, të dalluara nga klasa ku bëjnë pjesë:E gjete librin që kërkoje? Emri libr-in është i dallueshëm, i njohur më parë.Trajta e shquar shprehet me anë të mbaresave, sipas llojit të lakimit të emrave.LAKIMI I Emrat që mbarojnë me -ilibri, nxënësiLAKIMI IIEmrat që mbarojnë me -ushoku, flokuLAKIMI IIIEmrat që mbarojnë me -a ose -jaklasa, shoqjaLAKIMI IVEmrat që mbarojnë me -t (-ët ose -it) të nxehtët, të shkruaritRasaTrajta e pashquar, numri njëjësLakimi I Lakimi II Lakimi III Lakimi IVemërore (një) libër (një) mik (një) fletore (një) të lexuargjinore i/e/të/së (një) libr-i i/e/të/së (një) mik-u i/e/të/së (një) fletore-je i/e/të/së (një) të lexuar-idhanore (një) libr-i (një) mik-u (një) fletore-je (një) të lexuar-ikallëzore (një) libër (një) mik (një) fletore (një) të lexuarrrjedhore prej (një) libr-i prej (një) mik-u prej (një) fletore-je prej (një) të lexuar-iLLOJET E LAKIMEVEMbani mendTrajta e shquar204

