Page 208 - Demo
P. 208
2 Dalloni emrat, nënvizoni mbaresat e tyre dhe tregoni se në ç’rasë janë përdorur.Çdo vit shkruhen miliona libra. Disa kanë fjalë dhe ilustrime. Disa kanë vetëm fjalë, të tjerë përmbajnë kryesisht figura dhe shumë pak fjalë. Ne lexojmë libra për të marrë informacion, por për shumë njerëz leximi i tyre është kënaqësi e madhe. Një libër kinez i titulluar “Rregulla të arta” është libri më i vjetër i shtypur. Ai libër është bërë mbi 1100 vjet më parë.3 Emrat në kllapa vendosini në rasën e duhur dhe përcaktoni llojin e lakimit.1. Çdo fëmijë ka të drejtë të ketë të gjitha ____________ (kusht) e nevojshme për të jetuar. 2. Prindërit ose ____________ (njeri) që me ligj kujdesen për ____________ (fëmijë) kanë për detyrë t’u sigurojnë ____________ (fëmijë) kushtet e nevojshme për të jetuar sa më mirë. Kjo bëhet sipas ____________ (mundësi) që ata kanë.3. Institucionet shtetërore duhet të bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar ____________ (prind) ose njerëzit e tjerë që me ____________ (ligj) kujdesen për fëmijën, që të zbatohet kjo e drejtë ____________ (fëmijë). (Konventa mbi të drejtat e fëmijës, neni 27)4 Ktheni në trajtë të shquar emrat që shërbejnë si bërthamë e grupeve emërore, sipas shembullit: në një shkollë të qytetit - në shkollën e qytetit.një shok të tyre _____________________________shtëpi moderne _____________________________në një vend të ngrohtë _____________________________një libër i vjetër _____________________________një vajzë e klasës _____________________________mësime të vështira _____________________________ditë të ftohta _____________________________ngjyrë e lehtë _____________________________5 Ndërtoni tabelën e lakimit të emrit të mësuarit në të dyja trajtat, duke pasur si model lakimin e emrit të lexuarit. Formoni tri fjali me format e ndryshme të këtij emri.6 Gjeni emrat në tekstin e mëposhtëm dhe analizojini sipas kategorive gramatikore.Këto unë i dëgjoja dhe mendjen e kisha te kulla ogurzezë. Nuk duhej të largohesha nga fshati pa zbuluar vetë të vërtetën. Po nga duhej t’ia nisja? Më të afërmen dhe më besniken kisha Gëzimen. Ajo më kishte thënë shumë herë se e kishte parë fantazmën me sytë e saj.Një mëngjes e pyeta:- Nga shokët dhe shoqet e tua të fshatit, cilët janë më të guximshëm?Ajo u mendua pakëz dhe më tha se vetëm një frikacak kishin: - Trimin.- Cilin Trim? - pyeta unë.Është një djalë që e ka emrin Trim. Ai e ka parë fantazmën dhe nuk kalon më kurrë nga gërmadhat e kullës ogurzezë. Thonë se i bëhet edhe në ëndërr fantazma.7 Përshkruani me disa fjali ngjyrat që do të përzgjidhnit për mjedise të ndryshme të shtëpisë ose të dhomës suaj. Nënvizoni emrat dhe përcaktoni rasën e trajtën e tyre.MorfologjiUshtrime206

