Page 209 - Demo
P. 209


                                    1 Nënvizoni emrat në pjesën e mëposhtme dhe plotësoni tabelën.Skënderbeu kishte qenë duke fjetur në mal. Dhe pa një ëndërr, sikur dikush po e thërriste: – O Skënderbe! Zgjohu nga gjumi dhe shiko diçka në lis! Skënderbeut i doli gjumi në agun e mëngjesit dhe vështroi qiellin e kuq si gjaku, ende pa lindur dielli. Duke parë ashtu, vuri re mbi lis shqiponjën me krahët hapur. Një mendim i lindi në atë çast. Mori lapsin dhe një letër, e vizatoi qiellin e kuq dhe shqiponjën e zezë, e kështu doli flamuri kuq e zi. “Ëndrra e Skënderbeut”, legjendë populloreEmra të përgjithshëm Emra abstraktë Emra të lakimit I Emra të lakimit III2 Në grupet e mëposhtme emërore, nënvizoni vetëm emrat e dygjinishëm.vaj i mirë, vajzë e urtë, bakter i dëmshëm, insekt helmues, laps i kuq, e qeshur e fortë, vendim i duhur, libër interesant, elektron i lirë, ndërtesë e shembur, mall i lirë, gjallesë fluturuese, personalitet i rëndësishëm, njeri i dëgjuar, mal i thepisur, çadër shumëngjyrëshe, djathë i shkrirë, mish i ngrirë, e bërtitur e frikshme, festival folklorik, yll i vogël.3 Si e formojnë shumësin emrat e mëposhtëm: zile, lëng, qeveri, tra, gjë, kunat, bujk, pellg, rrufe, gjerman, artist, vajzë, arbër, mjeshtër, pleh, akull, lajthi, shkak, bir, arsimtar, trëndafil, verë, rrezik.a) njësoj si njëjësi; b) me prapashtesë;c) me ndërrim tingulli; ç) me ndërrim tingulli + prapashtesë 4 Nënvizoni me një vijë emrat që përdoren vetëm në njëjës dhe me dy vija emrat që përdoren vetëm në shumës.Ishim në orën e letërsisë kur Kaltra nisi të na recitonte vargjet e poezisë “Alpet në dimër”, të Kadaresë: “Ç’është ky vend kështu, këto pllaja me brymë…” Ne e dëgjonim me vëmendje dhe në përfytyrimin tonë shfaqeshin malet e larta në dimër, ngarkuar me borë e brymë. Muri ishte lyer me gëlqere, e cila në disa vende, ngaqë i kishin dhënë shumë duar, ishte plasaritur. Të korrat e atij viti kishin qenë të begata. Vendosi dorën dhe lëvizi pakëz syzet mbi hundë, sikur donte të shihte më mirë. Ishin të ditura tashmë gjepurat që na thoshte çdo mbrëmje dhe historitë që i ngatërronte aq keq me njëra-tjetrën. Ishin planifikuar që atë periudhë të fillonte fushata e vaksinimit kundër fruthit dhe lisë, pasi po regjistroheshin të prekur nga këto sëmundje. I venë punët mjaltë, ndaj nuk ka pse të shqetësohet. Na bënin përshtypje tekat e saj, sepse e dinim që në fshat kishte bërë një jetë të thjeshtë.5 Analizoni emrat e nënvizuar në fragmentin e mëposhtëm. Dalloni gjininë, numrin, rasën, trajtën dhe lakimin.Dhe, duke mbaruar fjalët me një psherëtimë të thellë, plaka e regjur nga vuajtjet lidhte duart, ulte kokën dhe largohej në majë të këmbëve. Ajo e gjora e dinte se ç’i ziente brenda shpirtittë saj. Neçon e shtrenjtë, djalin e vetëm, e martoi të vogël, vetëm e vetëm që të zinte gojëte këqija. Se që ditën kur Neçoja këndoi këngën “Vajza e valave” në dritaren e Lolës së ëmbël, tërë fshati nisi të pëshpëriste. Dhe kështu, një ditë vendosi dhe e martoi, se i vinte keq edhe për vashën që i dolën fjalë… Dhe bëri një dasmë të madhe, ku u dehën që të gjithë me verënqë kishte mbledhur për të pritur burrëzinë, që s’kthehej kurrë.. “Vajza e Valave”, Petro MarkoMorfologjiUshtrime për emrin 6207
                                
   203   204   205   206   207   208   209   210   211   212   213