Page 21 - Demo
P. 21
Por, arriti Musoli i furishëm që u përpoq ta këpuste bimëzën, duke fryrë me të gjithë fuqinë.Bimëza përkulej këtu e atje, por mundi t’u rezistojë të gjitha sulmeve.Me të kaluar stuhia, u kthye duke treguar ngjyrat e shkëlqyera që i binin në sy më shumë pas stuhisë dhe nisi të mbushë ajrin me aromën e vet.Atëherë Musoli kuptoi se edhe kundërshtari i tij dinte të bënte diçka të mirë dhe u tërhoq në një anë të oqeanit, duke e lënë rivalin e tij në paqe.Lupulunga e vogël u rrit e u bë pemë, u ngarkua me lule e fruta. Nga farat e frutave të rëna në tokë mbinë bimë të tjera. Ato formuan pyje të mëdha me pemë. Me to u mbulua i tërë ishulli.Me kalimin e kohës, njëra nga pemët u tha nga pleqëria dhe nga druri i kalbur doli një insekt. Ishte një krimb i bardhë, i gjatë 2 cm dhe shumë grykës pas fletëve të buta të bimëve. Ai u shumëzua aq shumë sa vuri në rrezik jetën e bimëve të tjera.Atëherë Mukoli e përzuri me të gjithë pasardhësit e tij. Lejoi që të mbetej vetëm një krimb, i cili kishte premtuar se do të ishte i urtë dhe i sjellshëm. Nga ai erdhën më tej të gjitha kafshët paqësore. Ndërsa nga krimbat e tjerë që u fshehën, lindën kafshët grabitqare.Mbas shumë vjetësh, ngjau një ndodhi e re e pabesueshme.Lindi një kafshë tjetër, e ndryshme nga të gjitha të tjerat. Ecte drejt mbi dy këmbë dhe nuk kishte shumë qime për t’u mbrojtur nga të ftohtit. Kërkonte gjithmonë diell dhe e kalonte natën nën një grumbull shkurresh.Ishte njeriu. Kafsha më e mprehtë nga gjithë të tjerat.Njeriu ia doli shpejt mbanë të ndërtonte një strehë të qëndrueshme të fortë, për t’u mbrojtur nga kafshët e tjera grabitqare. Por mundi të fitojë përfundimisht mbi armiqtë, kur zbuloi zjarrin.Mirëpo zjarri zotëronte një forcë shumë të madhe dhe të rrezikshme. Ishte i pakontrollueshëm. U qepej barërave, bimëve, pemëve dhe i shkatërronte. Digjte pakuptim pjesë të mëdha pylli.Mukoli u indinjua. Po të mos i kishte ardhur në ndihmë shiu, e gjithë vepra e tij do të ishte shkatërruar.Për një çast mendoi që ta përzinte njeriun nga toka, por më pas mendoi se ai po ta zotëronte më mirë zjarrin, do të mund të pakësonte shirat dhe ujërat e oqeanit dhe kështu toka do të zgjerohej më tej. Për këtë e la të jetonte njeriun, duke i përcaktuar dhe rezervuar pjesë toke ku ai të mund të jetonte.Më pas edhe njeriu pati fëmijë dhe u shumua.Për të jetuar, njerëzit nisën të hanin kafshët e vogla. Nga kjo sjellje, kafshët u shpërndanë thellë në pyll duke iu larguar njeriut dhe duke e lënë vetëm atë.Më pas bijtë e njeriut, për shkak grindjesh dhe mosmarrëveshjesh, u ndanë dhe u zhvendosën në vende të ndryshme dhe të largëta, u shumuan, por më pas, si pasojë e zënkave, u ndanë në fise dhe raca, duke krijuar fiset e ndryshme dhe racat e ndryshme mbi tokë.19

