Page 210 - Demo
P. 210


                                    Llojet e mbiemraveMbiemrat janë fjalë të ndryshueshme që tregojnë cilësi të një frymori a sendi. Mbiemrat sipas formës ndahen në mbiemra të nyjshëm dhe në mbiemra të panyjshëm. Mbiemrat e nyjshëm: i mirë, i ëmbël, i madh, i sjellshëm, i lexuar, i ardhur, i hapur etj. Mbiemrat e panyjshëm nuk kanë nyjë përpara: trim, punëtor, demokratik, artist, tiranas, dibran, amtar, kombëtar etj.Mbiemri ka kategoritë gramatikore të gjinisë, të numrit dhe të rasës. Këto kategori i ka të kushtëzuara nga emri që cilëson. nxënës i sjellshëm dhe simpatik nxënës të sjellshëm dhe simpatikë nxënësin e sjellshëm dhe simpatiknxënëse e sjellshme dhe simpatike nxënëse të sjellshme dhe simpatikenxënësen e sjellshme dhe simpatikePërfytyroni sikur ndodheni në një hapësirë kozmike. Ktheni kokën dhe shikoni planetin Tokë. Ç’pamje ka? Ai është i rrumbullakët si top dhe me ngjyra, kryesisht blu, të gjelbër dhe me njolla të bardha. Ai është edhe i vogël, shumë më i vogël se shumica e planetëve të tjerë që janë afër nesh. Disa prej tyre janë gjigantë dhe mund ta përfshijnë Tokën brenda vetes disa herë.(Enciklopedia për fëmijë nga A në Zh)Nënvizoni mbiemrat në këtë tekst. Çfarë tregojnë ata? Diskutoni rreth dallimit mes mbiemrave të nyjshëm dhe të panyjshëm.Llojet e mbiemraveKategoritëgramatikore të mbiemritMorfologji7 Mbiemri: kategoria gramatikore e gjinisë208
                                
   204   205   206   207   208   209   210   211   212   213   214