Page 211 - Demo
P. 211
MorfologjiMbani mendMbiemri e ndryshon gjininë sipas emrit që cilëson.nxënës i sjellshëm dhe simpatiknxënëse e sjellshme dhe simpatikeGjinia femërore e mbiemrave formohet nga gjinia mashkullore me disa mënyra që nuk janë të njëjta për mbiemrat e nyjshëm dhe të panyjshëm.Mbiemrat e nyjshëm e formojnë gjininë femërore:Mbiemrat e panyjshëm e formojnë gjininë femërore: me ndryshimin e nyjës së përparme i në e:i mirë – e mirë, i pastër – e pastër, i hapur – e hapur me ndryshimin e nyjës së përparme dhe duke marrë mbaresën -e:i keq – e keqe, i madh – e madhe, i këndshëm – e këndshme pa ndryshuar formën e gjinisë mashkullore:blu, gri, rozë, gojëmbël, kuptimplotë duke i shtuar temës së gjinisë mashkullore mbaresën -e të gjinisë femërore: fisnik – fisnike, normal – normale, trim – trime njësoj si emrat prej të cilëve formohen:punëtor – punëtore, budalla – budallaqe, plak – plakë duke ndryshuar elementin e dytë të mbiemrit: zemërkeq – zemërkeqe, shpirtlig – shpirtligë, ekonomiko-shoqëror – ekonomiko-shoqëroreMbiemrat e nyjshëm i ri, i zi, i lig e formojnë ndryshe gjininë femërore. i ri – e re (duke ndryshuar nyjën e përparme dhe zanoren i të temës) i zi – e zezë (duke ndryshuar nyjën e përparme, zanoren i të temës dhe duke marrë prapashtesën -zë) i lig – e ligë (duke ndryshuar nyjën e përparme dhe duke marrë mbaresën -ë)1 Gjeni mbiemrat në fjalitë e mëposhtme dhe përcaktoni gjininë e tyre.Dielli ecte nëpërmjet pemëve, dukej e zhdukej si një fytyrë e qeshur fëmije që është kureshtar të shikojë se si do të përfundojë kjo garë e rrallë e njeriut me kafshën...Ngjante sikur në çdo dru ndodheshin me mijëra gjinkalla dembele që bënin fresk me krahët e tyre si luspa. Nga lëvorja e pishave kullonte rrëshirë e verdhë si një sumbull e trashë dylli, ndërsa fletët mishtore të mërsinave lëshonin një erë mjalti. (N. Prifti, “Njeriu që ndiqte kuajt”)UshtrimeKategoria gramatikore e gjinisë209

