Page 213 - Demo
P. 213
Mbiemri, ashtu si emri, ka dy numra. Kategoria e numrit kushtëzohet nga numri i emrit me të cilin përshtatet mbiemri. Artani është nxënës i klasës së nëntë. Ai është nxënës i sjellshëm dhe simpatik.Artani dhe Albani janë nxënës të klasës së nëntë. Ata janë nxënës të sjellshëm dhe simpatikë.Kur emri nxënës kalon nga numri njëjës në numrin shumës, edhe mbiemrat që e plotësojnë do të kthehen në shumës, duke ndërruar, i pari nyjën nga i në të(të sjellshëm), kurse i dyti duke marrë mbaresën -ë (simpatik-ë). Mbiemrat kanë forma të ndryshme për numrin shumës. Ata ndryshojnë në varësi të llojit dhe të gjinisë së mbiemrit.Mbiemrat e gjinisë mashkullore e formojnë shumësin:Mbiemra të nyjshëmDuke ndryshuar vetëm nyjën e përparme nga i në të: i bukur – të bukur, i mirë – të mirë, i afërt – të afërt etj.Me mbaresën -ë: aktiv – aktivë, fqinj – fqinjë, guximtar – guximtarë etj.Mbiemra të panyjshëmDuke ndryshuar vetëm nyjën e përparme nga i në të dhe duke marrë mbaresën-nj, -inj: i ri – të rinj, i zi – të zinj, i keq – të këqinj etj.Me mbaresën -nj: borxhli – borxhlinj, inatçi – inatçinj, merakli – meraklinj etj.Duke ndërruar nyjën dhe me ndërrim fonemash: i lig – të ligj, i vogël – të vegjël etj.Me të njëjtën temë si të njëjësit: fitues, sfidues, kërkues etj.Duke ndërruar nyjën, me ndërrim fonemash dhe me mbaresën -enj:i madh – të mëdhenj etj.Siç e formon elementi i dytë i mbiemrit të përbërë: shpirtvogël – shpirtvegjël,zemërgur – zemërgurë, gojëmjaltë – gojëmjaltë etj.Mbiemrat e gjinisë femërore e formojnë shumësin:Mbiemra të nyjshëmDuke ndryshuar vetëm nyjën e përparme nga i në të: e kuqe – të kuqe, e sotme – të sotme,e sjellshme – të sjellshme etj.Me të njëjtën formë si në njëjës: dinake, fisnike, normale etj.Mbiemra të panyjshëmDuke ndryshuar vetëm nyjën e përparme nga i në të dhe duke marrë mbaresën -a: e verdhë – të verdha, e bardhë – të bardha, e mirë – të mira etj.Me të njëjtën formë si në njëjës mbiemrat e përbërë: shumëngjyrëshe, faqekuqe, gojëmjaltë etj.Duke ndërruar nyjën dhe me ndërrim fonemash: e keqe – të këqija, e madhe – të mëdha, e re – të reja, e ve – të veja etj.Siç e formon elementi i dytë i mbiemrit të përbërë: fatkëqija, shpirtkëqija, shpirtmëdha etj. Me të njëjtën formë si pjesa e dytë e mbiemrave të përbërë, kur është mbiemër që e bën gjininë femërore me mbaresën -a:gojëmbël – gojëmbla, kokëfortë – kokëforta,syshkruar – syshkruara etj.Kategoria gramatikore e numritMorfologjiMbiemri: kategoria gramatikore e numrit dhe e rasës 8211

