Page 214 - Demo
P. 214
Kategoria gramatikore e rasësMbiemri e ndryshon rasën sipas rasës së emrit që cilëson. Por jo të gjithë mbiemrat kanë kategorinë gramatikore të rasës.Po të lakojmë grupin emëror nxënës simpatik, qoftë në njëjës (një nxënës simpatik, i një nxënësi simpatik – nxënësi simpatik, i nxënësit simpatik, nxënësin simpatik, prej nxënësit simpatik), qoftë në shumës (nxënës simpatikë, i disa nxënësve simpatikë, prej disa nxënësve simpatikë – nxënësit simpatikë, i nxënësve simpatikë, prej nxënësve simpatikë), do të vërejmë se ndryshon sipas rasave vetëm emri, kurse mbiemri mbetet me një formë: simpatik në njëjës dhe simpatikë në shumës. Pra, mbiemri i panyjshëm nuk ndryshon sipas rasave.Mbiemrat e nyjshëm, ndryshe nga ata të panyjshëm, kanë forma rasore, të cilat varen nga rasa e emrit. D.m.th., mbiemri merr rasën e emrit që cilëson. Nxënësi i ri ishte në klasë të nëntë. Ata vlerësuan më shumë nxënësin e ri. Dosja personale e nxënësit të ri ishte plot me certifikata. Në fjalinë e parë, emri nxënës është në rasën emërore dhe po në këtë rasë është edhe mbiemri i ri; në fjalinë e dytë, e ri është në rasën kallëzore si emri nxënësin; kurse në fjalinë e tretë mbiemri të ri merr rasën gjinore të emrit e nxënësit.Mbiemrat e nyjshëm ndryshojnë në gjini, numër, rasë, ndërsa mbiemrat e panyjshëm ndryshojnë vetëm në gjini dhe numër. Mbiemri zakonisht qëndron pas emrit që cilëson, por mund të qëndrojë edhe përpara tij: nxënës i dashur - i dashur nxënës. Emër i pashquar + mbiemërRasa Numri njëjës Numri shumësemërore (një) shok i ri (një) shoqe e re (disa) shokë të rinj (disa) shoqe të rejagjinore i (një) shoku të ri i (një) shoqeje të re i (disa) shokëve të rinj i (disa) shoqeve të rejadhanore (një) shoku të ri (një) shoqeje të re (disa) shokëve të rinj (disa) shoqeve të rejakallëzore (një) shok të ri (një) shoqe të re (disa) shokë të rinj (disa) shoqe të rejarrjedhore prej (një) shoku të ri prej (një) shoqeje të re prej (disa) shokësh të rinj prej (disa) shoqesh të rejaEmër i shquar + mbiemërRasa Numri njëjës Numri shumësemërore shoku i ri shoqja e re shokët e rinj shoqet e rejagjinore i shokut të ri i shoqes së re i shokëve të rinj i shoqeve të rejadhanore shokut të ri shoqes së re shokëve të rinj shoqeve të rejakallëzore shokun e ri shoqen e re shokët e rinj shoqet e rejarrjedhore prej shokut të ri prej shoqes së re prej shokëve të rinj prej shoqeve të rejaKur mbiemri qëndron para emrit, lakohet vetëm mbiemri që merr po ato mbaresa që do të merrte emri. Kurse emri mbetet në formë të pandryshuar në të gjitha rasat, p.sh.: i mir-ishok, e mir-a shoqe, të mirë-tshokë, të mira-tshoqe.Mbiemrat e nyjshëm ndryshojnë edhe mbaresat, edhe nyjën e tyre (të miri-n nxënës).Mbani mend Mbani mend 212

