Page 216 - Demo
P. 216


                                    Shkalla pohoreMbani mendMbiemri ka kategorinë e shkallës, të cilën nuk e gjejmë tek emri. Vini re përdorimin e mbiemrit i vogël në fjalitë:Planeti Tokë është i vogël, i rrumbullakët si top dhe me ngjyra, kryesisht blu, të gjelbër dhe me njolla të bardha. Ai është më i vogël se shumica e planetëve të tjerë që janë afër nesh. Marsi është dhjetë herë më i vogël se Toka. Ai është shumë i vogël.Mbiemri i vogël është përdorur në shkallë të ndryshme. Me anë të kësaj kategorie, mbiemri e tregon cilësinë në shkallë të ndryshme. Në fjalinë e parë mbiemri i vogël tregon thjesht një cilësi, në të dytën e të tretën cilësia është në një shkallë më të ulët, ndërsa në fjalinë e katërt cilësia tregohet në një shkallë edhe më të ulët.Mbiemri në shkallën pohore tregon se një frymor ose send ka këtë ose atë cilësi, pa bërë asnjë lloj krahasimi. Ky është celulari i ri. Artani është nxënës i përgatitur.Vera është vajzë e dashur. Shkalla pohore e mbiemrit nuk realizohet me ndonjë mjet të veçantë. Mbiemri në shkallën krahasore tregon se cilësia e dhënë krahasohet me vetveten ose me një cilësi të dikujt a diçkaje tjetër. Dhoma ime dukej më e bukur atë ditë.Artani është nxënës më i përgatitur se Besi.Nga krahasimi mund të dalë që një cilësi të jetë: në të njëjtën shkallë me një cilësi tjetër tek i njëjti frymor a send apo në dy frymorë a sende të ndryshme: Vera është vajzë aq e dashur sa Ana. në shkallë më të lartë se e njëjta cilësi apo një cilësi tjetër tek i njëjti frymor a send apo në dy frymorë a sende të ndryshme në rrethana të ndryshme: Vera është më e dashur se Ana. Vera është më e dashur në këtë periudhë. në shkallë më të ulët se e njëjta cilësi apo një cilësi tjetër: Vera është më pak e dashur se Ana. Mund të themi edhe: Vera nuk është aq e dashur sa Ana.Mbiemri në shkallën sipërore tregon se cilësia e një frymori a e një sendi jepet në shkallën më të lartë. Artani është nxënës shumë i përgatitur.Vera është jashtëzakonisht e dashur.Ky celular është mjaft i ri.Kategorinë e shkallës nuk e kanë të gjithë mbiemrat. Mbiemrat, si: i djeshëm, shumëkatësh, i treti, i dyfishtë, i verbër, i vdekur etj., nuk mund të përdoren në shkallë të ndryshme.Shkalla krahasorepohore krahasore sipëroreShkallët e mbiemritShkalla sipëroreMorfologji9 Mbiemri: kategoria gramatikore e shkallës214
                                
   210   211   212   213   214   215   216   217   218   219   220