Page 217 - Demo
P. 217


                                    1 Nënvizoni mbiemrat dhe përcaktoni shkallën e tyre.Në sytë e nënës, ai donte të tregohej sa më i qetë dhe më i përmbajtur. Qe shumë i gëzuar atë ditë sa nuk i dukej më asnjë fije nga ai hidhërim i madh.Ishte zhytur pa u kuptuar në një det ëndrrash e vegimesh të bardha, të mrekullueshme.Një mall i madh, gati i padurueshëm, e mbështolli krejt.Qielli u bë shumë i pastër dhe yjet nisën të shfaqeshin njëri pas tjetrit.Detyrën e shtëpisë nuk e kishin zhvilluar të gjithë nxënësit, pasi ishte më e vështirë se ajo e radhës së kaluar.2 Qarkoni nga lista e mëposhtme mbiemrat që e kanë kategorinë e shkallës. Me pesë prej tyre formoni fjali, duke i përdorur në shkallët krahasore dhe sipërore.i kuq, krijues, zemërmirë, dinak, i ëmbël, i djeshëm, dyvjeçare, shumëngjyrësh, natyror, i poshtëm, shqiptar, shtetëror, i drunjtë, i ditur, qortues, elementar, i papunë, trekëndësh3 Përshtatni dhe vini në shkallën e duhur mbiemrat në kllapa.Kjo ndërtesë është ________________ ( i vjetër) se ajo. Dje qielli ishte ________________ ( i vrenjtur).Për mua stina ________________ ( i bukur) është pranvera. Ushtrimet e këtij mësimi janë ________________ ( i lehtë) se të mësimit të djeshëm.Dritaret e shtëpisë së Arbenit janë aq ________________ ( i lartë) sa dritaret e shtëpisë suaj.Pyetjeve të bëra nga mësuesi përgjigju me fjali ________________ (i shkurtër)Mali i Korabit është ________________ ( i lartë) sesa mali i Dajtit.Shfaqja ishte ________________ (interesant).4 Dalloni mbiemrat në kuriozitetet e mëposhtme dhe përcaktoni gjininë, numrin, rasën dhe shkallën e secilit.a) Gjethet më të mëdha i ka palma rafi në brigjet e Amazonës. Gjethet e saj janë si një pendë gjigante. Disku i gjelbër i gjethit arrin 22 metra gjatësi dhe rreth 12 metra gjerësi, ndërsa bishti rreth 5 metra. Nën një gjeth të tillë mund të strehohen 10 vetë.b) Lulen më të madhe në botë e ka raflezia, bimë në ishullin Java (Indonezi). Ajo është mishtake, pesëpetalëshe, e kuqe, me njolla. Rritet me një diametër deri në një metër e gjysmë.(Dua të di gjithçka, Enciklopedi)5 Përshkruani pamjen dhe nënvizoni mbiemrat. Përcaktoni shkallën e tyre. MorfologjiUshtrime215
                                
   211   212   213   214   215   216   217   218   219   220   221