Page 218 - Demo
P. 218


                                    1 Gjeni gjininë femërore të mbiemrave të mëposhtëm. Tregoni si është formuar kjo gjini.i ëmbël, i këndshëm, i madh, normal, dhjetëkatësh, i pafaj, i afërm, i tejmë, i gurtë, bishtgërshërë, dinak, relativ.Gjinia mashkulloreGjinia femëroreMënyra e formimitGjinia mashkulloreGjinia femëroreMënyra e formimit2 Formoni mbiemra nga ndajfoljet: kundër, larg, shpesh, shumë, tërthor, tepër, veçan.afër i/e afërt Qyteti më i afërt me ne është Gjirokastra.3 Gruponi në tabelë mbiemrat e mëposhtëm, sipas mënyrës së formimit të shumësit.i gjatë, përkëdhelës, i madh, e bëshme, i zi, nazeli, i vogël, lotues, e qëruar, e verdhë, i kuq, i ri, e zezë, dinak, gojëmjaltë, e sotme, faqekuqe, zemërluan, guximtar, trime, e ve, e mirë, shumëngjyrësh, qejfli.Njësoj si njëjësi Me ndërrimin e nyjësMe mbaresë Me ndërrimin e nyjës + mbaresëMe ndërrimin e nyjës + ndërrim foneme4 Fjalët trim, kukull, italian, kyç, ndihmës, këngëtar, pasanik, dibran, dinak, përdorini në fjali herë si emra, herë si mbiemra.5 Nënvizoni mbiemrat në fragmentin e mëposhtëm. Dalloni gjininë, numrin, rasën dhe shkallën e tyre.Shtatë vjet më parë, mes mysafirëve të festës pati ardhur një djalë mjaft i pashëm, veshur me rroba të shtrenjta, ngjeshur në armë të lara, hipur mbi një dori pullali. Dukej që atje tej se qe prej dere shumë bujare. Sa e pa Garentinën duke hequr vallen, u befasua nga hiret e saj, nga harmonia e vallëzimit dhe ëmbëlsia e zërit, sa fisniku shfaqi dëshirën të njihej me të… Tetë vëllezër e quanin fatlume martesën e motrës me një princ evropian. Ata ishin të zellshëm të shpalosnin zotësitë e tyre aq luftarake në beteja e fushata ushtarake, ndërsa nëna dhe vëllai i madh arsyetonin se largësia do t’i ndante për së gjalli me Garentinën.6 Përshkruani një person, një stinë ose një objekt, duke përdorur mbiemra të ndryshëm. Analizoni pesë prej tyre (gjinia, numri, rasa, shkalla).Morfologji10 Ushtrime për mbiemrin216
                                
   212   213   214   215   216   217   218   219   220   221   222