Page 219 - Demo
P. 219
MorfologjiPëremri është fjalë e ndryshueshme që tregon në mënyrë të përgjithshme frymorë, sende, tipare ose sasi të pacaktuara të tyre. Ai zë vendin e një emri a të një mbiemri.Sipas kuptimit dhe sipas përdorimit, përemrat janë shtatë llojesh: përemra vetorë;përemra vetvetorë; përemra pronorë; përemra lidhorë;përemra dëftorë; përemra pyetës; përemra të pacaktuar.Përemrat kanë kategoritë gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës dhe kategorinë e vetës. Disa prej tyre nuk i kanë të gjitha këto kategori e disa të tjerë janë të pandryshueshëm. Ai kishte vendosur të shkonte çdo ditë në palestër. Përemri vetor ai ka kategoritë gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës dhe të vetës. Përemri i pacaktuar çdo nuk ka asnjë kategori gramatikore. Ky përemër është i pandryshueshëm. Mbani mendPëremrat vetorë tregojnë veta. Ata zëvendësojnë në fjali emrin që është përmendur më parë ose që nuk duam ta përmendim. Përemrat vetorë kanë kategoritë gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës. Këta përemra, ashtu si përemrat pronorë, kanë kategorinë e vetës. Përemrat vetorë kanë tri veta dhe dy numra. Përemrat vetorë të vetës së parë dhe të dytë përdoren për njerëz, ndërsa veta e tretë përdoret edhe për frymorë, edhe për sende. Përemri i vetës së parë tregon folësin, përemri i vetës së dytë dëgjuesin, kurse përemri i vetës së tretë personin a sendin për të cilin flasim. Përemrat e vetës së parë dhe të dytë njëjës e shumës nuk e bëjnë dallimin e gjinisë. Ata përdoren për të dyja gjinitë. Vetëm përemrat vetorë të vetës së tretë kanë gjini (ai, ata - për gjininë mashkullore, njëjës, shumës dhe ajo, ato - për gjininë femërore, njëjës, shumës). Nënvizoni përemrat në tekst dhe përcaktoni llojin e tyre. Cilët prej tyre tregojnë vetën ose zënë vendin e një frymori a të një sendi të përmendur më parë? Cili prej tyre tregon se kujt a çfarë i përket diçka? Cili prej tyre shërben për të pyetur? Ditën e hënë, më 21 nëntor, Rulina kishte zbuluar që Ploni nuk ishte më atje, në shtëpinë e tyre. Kur askush nuk donte t’i tregonte se ku ishte, Rulina e mbylli gojën. Ajo shkoi dhe u ul në dhomën e Plonit, ashtu siç shkonte e ulej gjithmonë. Dhe për një kohë të gjatë i nguli sytë pa ia ndarë karriges ku gjithmonë rrinte ulur ai. Që nga ai moment, ajo heshti një herë e përgjithmonë.Përemrat vetorëNjëjës Shumësunëtiai, ajonejuata, atoPëremri: kategoria gramatikore e vetës, numrit dhe e gjinisë 11217

