Page 22 - Demo
P. 22


                                    2 Pas dëgjimit të pjesës, përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme. Si ishte bota në fillimet e saj, sipas këtij miti? Cilat erëra ishin të pranishme në të? Çfarë bëri era Mukol për t’i treguar cilësitë e saj rivales Musol? Çfarë ishte lupunga dhe çfarë bëri ajo kur Musoli vendosi të mos e sulmojë? Çfarë doli nga druri i kalbur i pemës së tharë nga pleqëria? Cilat gjallesa lindën nga krimbi i sjellshëm dhe cilat nga ata që u larguan? Çfarë karakteristikash e dallonin njeriun nga kafshët e tjera? Kur dhe si ia doli mbanë njeriu të shfaqë epërsinë e tij ndaj kafshëve të tjera?3 Radhitini sipas rendit të zhvillimit të ngjarjeve fjalitë përmbledhëse të mëposhtme, duke vendosur numrat 1-7. Mukoli për të treguar aftësitë e tij krijoi rrënjëzën lupunga dhe e futi thellë në tokë në zemër të ishullit të shkretë. Nga trungu i pemës lindi insekti dhe, më pas, ai u shumua. Lindi njeriu që ia doli mbanë të ndezë zjarrin. Era e keqe Musol acaroi erën e freskët Mukol. Fillesa e botës është ndërtuar nga uji, toka dhe dy erërat: një e mirë dhe një e keqe. Zjarri ishte i rrezikshëm, por njeriu mundi ta zotërojë atë. Njerëzit u shumuan, por, më pas, si pasojë e zënkave, u ndanë në fise dhe raca.4 Vendos në përgjigjen e saktë. Ngjarjet e mitit zhvillohen: në një vend të caktuar dhe të njohur; në një vend të papërcaktuar;  në tokë; në ujë; në ishull. Përshkruaj mjedisin ku zhvillohen ngjarjet e këtij miti, duke nxjerrë në pah elementet reale dhe ato joreale.5 Koha në të cilën zhvillohet ngjarja është: e papërcaktuar; e tashmja; e shkuara; e shkuara shumë e largët; e ardhmja. Cilat janë ato elemente që tregojnë kohën kur zhvillohet ngjarja në këtë mit.6 Shpjegimi që jep miti është i tipit: fetar; shkencor; fantastik.  Argumentoni përgjigjen tuaj.KËSHILLA GJATË TË DËGJUARITNdani çështjet kryesore nga ato më pak të rëndësishme. Përpiquni të zbuloni paralajmërimin e ideve të rëndësishme. Për këtë mund të përdoren gjeste, toni i ndryshuar i zërit, pauza etj. Përqendrohuni dhe bëni parashikime për atë që do të thuhet në vijim. Ndërsa përpiqeni të ndiqni drejtimin e mendimeve të folësit, përpiquni të bëni disa parashikime rreth përfundimeve kyçe. Mbani shënime. Është një nga mënyrat më të mira për të ruajtur përqendrimin dhe t’u përfshirë në atë që thuhet. Ngrini pyetje. Për çështje të paqarta, mbani shënime dhe kërkoni më tepër informacione, argumente etj. Vlerësoni mesazhin. Gjithnjë mendoni: Sa i sigurt është burimi? Cilat opinione të tjera mund të jenë të rëndësishme për këtë çështje? 20
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26