Page 220 - Demo
P. 220


                                    Janë përemra dëftorë kur:mund të zëvendësohen me përemrat ky, kjo, këta, këto:Ai është libri për të cilin të kam folur. Ky është libri për të cilin të kam folur.mund të shoqërohen me një emër: ai djalë, ajo vajzë etj.: Ai libër është libri për të cilin të kam folur.mund të përcaktohen edhe nga ndajfolja atje: Ai atje është libri për të cilin të kam folur.në rasën dhanore e kallëzore nuk kanë trajta të shkurtra.Ç’lloj përemrash janë përemrat me shkronja të zeza: përemra vetorë apo dëftorë?Ju e shkruat sot këtë letër? A bëtë ndonjë telefonatë? A e dërguat një mesazh të tillëme e-mail apo celular? Të gjitha këto janë mënyra të ndryshme komunikimi me të tjerët. Përemri dëftor tregon frymorë, sende a tipare të tyre, pranë ose larg folësit. Përemrat ky, kjo (këta, këto) shërbejnë për të treguar persona a sende që ndodhen afër folësit, ndërsa ai, ajo (ata, ato) për të treguar persona ose sende që ndodhen larg folësit. Përemrat i atillë/i këtillë etj., tregojnë tipare të sendeve e të frymorëve, që janë përmendur më parë ose për të cilët do të flitet më pas. Përemrat dëftorë përdoren të pashoqëruar ose të shoqëruar me emrin. Ata ndryshojnë në gjini, numër dhe rasë. Kategoria e gjinisë shfaqet në të dy numrat:ai - ajo ky - kjo ata - ato këta - këtoi tillë - e tillë i atillë - e atillë i këtillë - e këtillë të këtillë - të këtillaKategoria e numrit shfaqet për të dyja gjinitë: ai/ky - ata/këta ajo/kjo - ato/këtoi atillë - të atillë e këtillë - të këtilla Përemrat ai, ajo, ata, ato përdoren edhe si përemra vetorë, edhe si përemra dëftorë. Përemri pronor tregon se kujt i përket një send i caktuar. Përemri pronor tregon jo thjesht pronarin, por edhe një lidhje me sendin për të cilin flitet:stilolapsi im, motra ime, qyteti im nuk kanë të njëjtin kuptim. Ne mund ta kemi pronë një stilolaps, por jo motrën e as qytetin. Emri (stilolapsi) tregon pronën, kurse përemri (im) pronarin. Në dy rastet e fundit, përemri pronor tregon lidhje gjaku (motra ime), lidhje prejardhjeje a vendbanimi (qyteti im).Përemri pronor ka tri veta.Për çdo vetë, përemri pronor ka forma të veçanta për të dyja gjinitë dhe dy numrat.Përemri dëftorPëremri pronor218
                                
   214   215   216   217   218   219   220   221   222   223   224