Page 222 - Demo
P. 222


                                    1 Gjeni përemrat dhe përcaktoni se cilët prej tyre kanë kategori gramatikore. Renditni kategoritë e tyre gramatikore.Në studio krisi sëpata dhe në truallin prej çimentoje ranë bluashkat e arrës. Ato kërcyen ngado dhe mbushën gjithë studion. Unë u mërzita duke dëgjuar rrahjet e sëpatës dhe vendosa ta lë mikun tim në punë të vet. Pastaj mua m’u duk sikur edhe ai dëshironte të lirohej nga barra e atyre shikimeve të mia të kota në trung të arrës, në mykën e sëpatës dhe në dorën e tij të trashë si prej druvari. Hapa derën dhe dola. Ai bile nuk më vuri re fare. (D. Agolli)2 Lexoni fjalitë dy e nga dy. Në fjalinë e dytë, në vend të vizave vendosni përemrin vetor që zëvendëson emrin ose emrat e nënvizuar në fjalinë e parë.a) Arbeni është një nxënës shumë i mirë i klasës së shtatë.b) Me _______ krenohemi të gjithë.a) Ajo është ulur në divan dhe po lexon një libër që i duhet për lëndën e historisë.b) E lexoi _______ me një frymë. a) Jashtë, te portat e kështjellës, priste qysh prej mëngjesit makina që do të dërgonte Elsën me gjyshen në kryeqytet.b) Vinin apo s’vinin të tjerët, _______ do të niseshin atë mbasdite.3 Në vend të vizave vini njërin nga përemrat në kllapa. Shpjegoni zgjedhjen e bërë.Nga ana _______ (jonë, ynë) do të marrin pjesë dy vetë. Vajzës _______ (time, sime) të vogël i pëlqen shumë të vizatojë. Qyteti _______ (ynë, jonë) ka pak sipërfaqe të gjelbëruara. (këta, këto) _______ dyshime janë pa vend. (ne, neve) _______ kemi mësuar nga gabimet e të parëve (tonë, tanë). Unë jam shumë e tronditur për sa i ka ndodhur vajzës _______ (tuaj, suaj).  4 Zgjidhni përemrin e duhur nga dy përemrat pyetës të dhënë dhe shpjegoni zgjedhjen tuaj._________është mësimi, ___________ janë çështjet? cili / kush Nga ___________ e pret përgjigjen? cili / kush _________ ditë e javës është e diela? i sati / sa ___________ nxënës fitoi konkursin? cili / kush Nuk e di se __________ t’ia jap librin. cili / kush__________ perimesh keni mbjellë sivjet? ç / çfarë5 Dalloni përemrat dëftorë dhe përcaktoni gjininë dhe numrin e tyre. E ç’do të fitoni ju nga tërë ky mundim e gjithë kjo rrugë e rrezikshme? - pyeti Markoja që nuk dëshironte të rrinte më vetëm.  Pas marrjes së një note të tillë, ajo filloi të mësonte shumë.  Ai pranoi se për të marrë vendime të tilla të thjeshta, nuk është kurrë vonë.  Rrymat e erës i kishin kundër dhe kjo e vështirësonte së tepërmi udhëtimin. Pas asaj sëmundjeje, ajo filloi të ushtrohej 3 orë në ditë. Ajo së cilës i jepte më shumë rëndësi, ishte komunikimi me nxënësit që për të ishte më i rëndësishmi. Në këtë mënyrë nisi për ata udhëtimi që zgjati, në ato toka të panjohura, plot 10 vjet. Panë disa shtëpi. U drejtua me të birin tek ajo atje që ishte më larg dhe, me ndrojtje, trokiti disa herë.MorfologjiUshtrime220
                                
   216   217   218   219   220   221   222   223   224   225   226