Page 223 - Demo
P. 223


                                    Morfologji1 Lidhni përemrat vetorë me veçoritë e tyre.Në dhanore dhe kallëzore dalin edhe me trajtë të shkurtër. unë, ne Lakohen në të gjitha rasat.Nuk e kanë kategorinë e gjinisë. ti, ju Kanë gjini mashkullore, femërore. Kanë vetëm vetë dhe numër. ai/ajo, ata/ato Nuk lakohen në rasën gjinore.2 Nënvizoni përemrat në fjalitë e mëposhtme dhe tregoni llojin e tyre.Ky mbetej mësimi më me vlerë që kishte nxjerrë për veten. Dikë duhet të kesh parë ato ditë që shkove në qytet. Kush është i zoti i shtëpisë, që të flasim me të? Lum kush të rrojë, ta shohë zonjë!Rafti kishte gjithfarë rrangullinash dhe shumë sende të tjera, të cilat i kishte mbuluar pluhuri.Përemri Lloji Përemri Lloji Përemri Lloji3 Nënvizoni vetëm përemrat që nuk kanë kategori gramatikore.ju, gjësendi, Cili? shumë, Ç’? e atillë, njëri, I sati? që, ky, kushdo, disa, i cili, Kush? ndokush, e atillë, tjetri, mjaft, kurrkush, asnjeri, diç, asgjë, tjetër, Çfarë? të atillë4 Shkruani brenda kllapave si janë përdorur përemrat e theksuar, si përemra vetorë apo si përemra dëftorë? Shpjegoni për çdo rast përgjigjen tuaj.Hodhi sytë nga ana e luginës dhe tha: Ai është vendi ku do të shkojmë. (__________________) Tregonin që aiqytet kishte me të vërtetë diçka magjike, të cilën nuk e gjeje kund. (__________________) Atë vend e pata vizituar disa herë në rini. (__________________) Asaj i kujtohej si nëpër mjegull fytyra e të atit, tek largohej atë natë vjeshte me shi. (__________________) (__________________) Kishte ardhur me ata në festë, ndonëse nuk kishte marrë ftesë nga askush. (__________________) Pasi kishte hyrë, ishte prezantuar si një i afërm i tyre. (__________________) Nuk më kujtohet emri i atij që erdhi i fundit, por fytyra m’u duk shumë e njohur. (__________________) Mos i fol asaj atje, se nuk të dëgjon. (__________________) Më jep, të lutem, atë librin me tregime. (__________________) Po ç’janë ata? – pyeti Aleksandri duke parë nga rruga prej nga po vinte turma e njerëzve. (__________________)Ata që më parë kishin heshtur, tani ishin bërë me krahë dhe po ligjëronin. (__________________)5 Nënvizoni përdorimet e gabuara të përemrave. Korrigjoni gabimet dhe rishkruani fjalitë.Kë more me vete, çantën apo valixhen? Kujt vajze i ke treguar për sekretin tonë? I kisha blerë një dhuratë motrës time dhe do t’ia jepja sapo ta takoja. Nga juve nuk e prisja këtë përgjigje kaq të prerë, sikundër tani. Ç’farë ngatërrese që na solle me vajtjen tënde atje! E duam Shqipërinë, se është atdheu jonë. Kush mendon se erdhën për të na takuar? U drejtua nga neve dhe shtoi: “Ky është një i afërmi tim”. Të siguroj se nga ana e jonë do të kesh mbështetjen dhe vëmendjen e duhur. Ishte e qartë se shoqja tuaj nuk na lajmëroi qëllimisht për orën dhe vendin e takimit. Nuk e di cilët janë ekipet fituese të kampionatit të basketbollit. Po juve e kishit takuar më parë atë njeri? Në atë çast ju kujtua dhimbja që kishte ndier me largimin e shokut në qytetin e lindjes së tij. 6 Ndërtoni nga një fjali, në të cilat përemrat atë, ai, atyre, ajo, asaj, të përdoren herë si dëftorë, herë si vetorë.Ushtrime për llojet e përemrave 12221
                                
   217   218   219   220   221   222   223   224   225   226   227