Page 224 - Demo
P. 224
KujtojmëPër përemrat ne dhe ju, në rasat emërore dhe kallëzore nuk duhen përdorur format e dhanores neve dhe juve dhe as trajtat e shkurtra na dhe ju.Përemrat vetorëKategorinë gramatikore të rasës nuk e kanë të gjithë përemrat.Përemrat vetorë, dëftorë, pronorë, disa përemra pyetës, lidhorë e përemrat e pacaktuar përdoren në rasa të ndryshme.Përemrat vetorë lakohen në numrin njëjës dhe në numrin shumës. Numri njëjës Numri shumësRasa Veta I Veta II Veta III Veta I Veta II Veta IIIemërore unë ti ai ajo ne ju ata atogjinore - - i atij i asaj - - i atyredhanore mua më ty të atij i asaj i neve na juve ju atyre ukallëzore mua më ty të atë e ne na ju ju ata i ato irrjedhore meje teje atij asaj nesh jush atyreNë rasat dhanore e kallëzore, përveç formave të plota rasore, përemrat vetorë kanë edhe forma të shkurtuara, që quhen trajta të shkurtra të përemrit.Përemrat e vetës së tretë në rasat rrjedhore dhe kallëzore dalin në dy trajta, njëra e plotë (atij, asaj, atyre) dhe tjetra pa zanoren a në fillim (tij, saj, tyre). Trajta e dytë përdoret me parafjalë:Djali ishte ulur te shkallët. Pranë tij qëndronte qeni.Prindërit po pushonin në park, kurse fëmijët luanin afër tyre. Trajtat e shkurtra të rasës dhanore dhe kallëzore gjatë përdorimit mund të bashkohen me njëra-tjetrën, duke formuar trajtat e shkurtra të bashkuara. Secila trajtë e dhanores + trajta e kallëzores, veta III njëjës/shumësmae(më + e) Ma dha librin. m’i imë + i M’i dha librat.ta (të + e) Ta dha librin. t’i të + i T’i dha librat.ia (i + e) Ia dha librin. ia i + i Ia dha librat.na (na + e) Na e dha librin. na na + i Na i dha librat. jua (ju + e) Jua dha librin. jua ju + i Jua dha librat.ua (u + e) Ua dha librin. ua u + i Ua dha librat.Trajtat e bashkuara të vetës së parë dhe të dytë, të formuara nga bashkimi i trajtave të dhanores më, të me trajtën e shkurtër të kallëzores i,shkruhen me apostrof.Trajtat e shkurtra vendosen zakonisht para foljeve, por në disa raste mund të përdoren në mes dhe në fund të tyre: Mos ia jep librin. Merreni me vete. Shikomë në sy.MorfologjiPëremri: kategoria 13 gramatikore e rasës 222

