Page 225 - Demo
P. 225
Përemrat dëftorëPëremrat dëftorë ndryshojnë jo vetëm në gjini, numër, por edhe në rasë.Përemrat dëftorë ky, kjo dhe ata, ato ngjajnë në lakim me përemrat vetorë të vetës së tretë, me ndryshimin që nuk mund të përdoren në forma të shkurtuara, pa a-në ose k-në nistore.Në rasat dhanore e kallëzore, ata nuk kanë trajta të shkurtra. Njëjës ShumësRasa Gj. mashkullore Gj. femërore Gj. mashkullore Gj. femëroreemërore ky/ai kjo/ajo këta/ata këto/atogjinore i, e këtij/atij i, e kësaj/asaj i, e këtyre/atyre i, e këtyre/atyredhanore këtij/atij kësaj/asaj këtyre/atyre këtyre/atyrekallëzore këtë/atë këtë/atë këta/ata këto/atorrjedhore prej këtij/atij prej kësaj/asaj prej këtyre/atyre prej këtyre/atyrePëremrat: i këtillë, e këtillë, të këtillë, i/e atillë, i/e të tillë etj., lakohen njësoj si mbiemrat e nyjshëm. Këta përemra:kur kanë përpara nyjën i, janë të gjinisë mashkullore, njëjës;kur kanë përpara nyjën e, janë të gjinisë femërore, njëjës; në shumës, marrin nyjën të për gjininë mashkullore dhe nyjën të dhembaresën a për gjininë femërore. Sa do të doja të kisha një biçikletë të këtillë! Historia ime është plot me shembuj të atillë.Ç’tregojnë përemrat e nënvizuar?Ai u foli shokëve për atë histori, u tregoi se edhe vetë ishte pjesëmarrës në të. Ajo erdhi vetë. Ç’të bënte? Duhet ta shpëtonte veten. Duhet të bindte vetveten. Përemri vetvetor tregon vetën që edhe e kryen, edhe e pëson një veprim. Përemri vetvetor nuk zëvendëson. Ndryshe nga përemri vetor që zë vendin e një emri. Përemri vetvetor i referohet një emri, por edhe një përemri.Në fjalitë e mësipërme, përemrat vetë, vete, vetveten janë përemra vetvetorë. Përemrat vetvetorë lakohen si emrat e gjinisë femërore në numrin njëjës, në trajtë të shquar.Rasa Numri njëjësemërore vetja vetvetjagjinore i, e vetes i, e vetvetesdhanore vetes vetveteskallëzore veten vetvetenrrjedhore prej vetes prej vetvetesNë trajtë të pashquar përdoren në rasën kallëzore, të shoqëruar me parafjalët me, për, në, si: me vete, për vete, në vetvete etj.: Nuk më ndodhet gjë me vete.Disa nga përemrat pyetës, si: cili dhe i sati ndryshojnë në gjini, në numër e në rasë: cili, cila, cilët, cilat dhe i sati, e sata, të satët, të satat. Cilin libër keni blerë? Cila është ajo? I sati është në listë?E sata doli? Përemri vetvetorPëremrat pyetës223

