Page 226 - Demo
P. 226
Përemrat kush dhe sa ndryshojnë vetëm në rasë. Përemri kush nuk shoqërohet me emra dhe përdoret vetëm në numrin njëjës: Kush të solli këtu? Rasaemërore cili cila cilët cilat i sati e sata kush sagjinore i, e cilit i, e cilës i, e cilëve i, e cilave i/e të satit i/e të satës i, e kujt i savedhanore cilit cilës cilëve cilave të satit të satës kujt savekallëzore cilin cilën cilët cilat të satin të satën kë sarrjedhore cilit cilës cilëve cilave të satit të satës kujt save Përemri çfarë mund të përdoret para një emri. Në këtë rast, emri që vjen pas tij vendoset në rasën rrjedhore njëjës ose shumës: Çfarë dardhësh bleve ti?Përemri sa përdoret kryesisht në rasën emërore dhe kallëzore.Vëreni përemrat lidhorë. A ndryshojnë në rasë? Do t’i takojë shoku im, i cili banon në pallatin tënd. Gjatë takimit do të diskutojë për projektin që duhet dorëzuar brenda kësaj jave. Kush punon, fiton.Përemri lidhor është përemri që lidh një fjali të varur përcaktore me një gjymtyrë të një fjalie tjetër ose me një fjali. Përemri lidhor quhet lidhor, sepse ngjan me lidhëzat. Përemrat lidhorë që dhe i cili janë përemra lidhorë të caktuar. Përemrat lidhorë: kush, çfarë, gjë qëdhe çka, të cilët dalin edhe si pjesë të tjera të ligjëratës, janë përemra lidhorë të pacaktuar. Përemri lidhor që është i pandryshueshëm. Ai ka kuptim të njëjtë me përemrin lidhor i cili, ndaj përdoren në vend të njëri-tjetrit. Përemri lidhor i cili ka kategorinë e numrit, të gjinisë dhe të rasës: i cili, e cila, të cilët, të cilat. Rasaemërore i cili e cila të cilët të cilatgjinore i/e të cilit i/e së cilës i/e të cilëve i/e të cilavedhanore të cilit së cilës të cilëve të cilavekallëzore të cilin të cilën të cilët të cilatrrjedhore prej të cilit prej së cilës prej të cilëve prej të cilaveKy përemër mund të shoqërohet me parafjalë: Nxënësit shkuan në vendin në të cilin po bëheshin provat për shfaqjen. Përemrat lidhorë1 Gjeni përemrat vetvetorë dhe përcaktoni se në ç’rasë janë përdorur.Mirës i duket vetja e sëmurë. Përpiqej ta qetësonte veten, megjithatë nuk po ia dilte dot.Nuk ia fal vetes përse dremita pikërisht atë çast. Ne prodhojmë dritë edhe vetë, duke përdorur energji elektrike ose gaz.Një copë herë ngurrova i trembur nga vetja. Albi nuk shihte asgjë para vetes.Ata vetë punonin dhe mbanin veten e fëmijët.MorfologjiUshtrime224

