Page 227 - Demo
P. 227


                                    2 Lakoni grupet e mëposhtme në të dy numrat, njëjës dhe shumës. libër i këtillë, shtëpi e tillë, ai hap i atillë, kjo lule e këtillë3 Vini në vend të vizave njërën nga trajtat e shkurtra që duhet. i të e më na u_________ erdhi t’i bërtisja, kaq shumë më mërziti._________ gjeta në mes të nxënësve të tjerë, duke folur për festivalin e djeshëm.Me siguri do të vijnë të _________ kërkojnë mendim për këtë çështje.Ty _________ kishte rrëmbyer gazi dhe nuk vije re ç’bëhej përqark.Ata _________ gëzofshin shtëpitë e reja!_________ thanë se e kishin parë kur kishte dalë te porta.Shallin që sheh mbi tavolinë _________ mora në qendrën tregtare afër shtëpisë sime.Djemve të pallatit _________ kam thënë disa herë të mos bëjnë zhurmë te kati i parë.4 Qarkoni përemrat vetorë ose trajtat e shkurtra të përdorura gabim.Ne na u tha që të shkonim në orën e dytë për mësim.Sa dola nga kinemaja, juve ju takova të parët.Ja thashë ç’kisha për t’i thënë.Ua tha juve apo nuk i tregoi njeriut se çfarë i ndodhi?U bëri përshtypje sjellja e saj?5 Në vend të vizave vini përemrin (i këtillë, vetvetja, ne, i tillë, kush, ato, ju, ajo), duke bërë përshtatjen e duhur. Siç përdorim fjalët, _________ përdorim edhe një gjuhë gjestesh për të komunikuar me të tjerët, shpesh edhe për të thënë tungjatjeta ose mirupafshim. Kam shëtitur botën dhe nuk kam parë diçka _________Sot mund të vij mes _________ sepse herët e tjera punët e shumta s’më kanë lejuar.Pas marrjes së një letre _________, Elsa u mbyll në vetvete.  Në këtë orë? _________ është vallë?! - pyeti djali më tepër sikur t’ia drejtonte _________ këtë pyetje._________ që e qetësoi mësuesin qe se fjala e tij u ndoq me interes të madh nga të gjithë, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e ministrisë.Ardita e vështroi në _________ çaste në sy, thjesht dhe pa habinë që pritej të shkaktohej.6 Dalloni përemrat pyetës dhe përcaktoni rasën në të cilën janë përdorur.Një zë burri u dëgjua pas trokitjes: - Kush troket? Cilët jeni?Nuk mbaja mend se për të satën herë e kisha takuar Mirën atë vit.E sata je në rresht? Edhe sa orë të duhen për të arritur te sporteli? Cila nxënëse ka dëshirë të ndjekë kursin për balet? Cilat pëlqejnë pikturën?Kujt do t’i drejtohesh me këtë letër?Nuk dinin se kë të pyesnin tjetër që t’u tregonte kush banonte më parë në atë shtëpi.7 Dalloni në fjalët e urta përemrat vetvetorë dhe dëftorë. Përcaktoni rasën në të cilën janë përdorur.Ruamë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. Guri i rëndë në vend të vet. Shqiptari veten e jep e shokun s’e jep. Koha vjen për atë që di ta presë. I miri i botës, i keqi i vetes. Po nuk nderove veten, s’të nderon njeri. 8 Përshkruani një situatë në të cilën të përdorni njërën prej fjalëve të urta të ushtrimit 7. Nënvizoni përemrat.MorfologjiUshtrime225
                                
   221   222   223   224   225   226   227   228   229   230   231